MejdanI në SHBA Armatosni UÇK-në
SOT SAMITI I NATO DO TE VENDOSE PER FATIN E KOSOVES
Mejdani në SHBA
Armatosni UÇK-në
Blair, Klintonit: Urgjent trupat tokësore
"LE MONDE"
Një diktatori nuk mund t'i kërkosh leje
Zbigniew Brzezinski.
Më 23 prill NATO-ja do të festojë në Uashington 50-vjetorin e krijimit të saj. Nëse konflikti në Kosovë vazhdon deri në atë kohë, kjo ngjarje do të jetë më e zymtë sesa ishte planifikuar. Nëse presidenti jugosllav, Slobodan Millosheviç, para se të vendosim "gardhjen e luftës" vazhdon të kërkojë dhe të mos njohë embargon e naftës e të nënvlerësojë e alternativave të tjera e internacionale e vendosmërisë së NATO-s, do të jetë e nevojshme të gjendet një rrugë për ta bërë Beogradin të ndryshojë politikën e vetë. Kjo s'është aspak e lehtë. Mungesa e vendosmërisë për një ndërhyrje tokësore e bën atë të ndihet i sigurt. Kushdo mund të mendojë se deri tani bombardimet kanë qenë efektive, por nëse koha do t'i japë serbëve mundësinë të përshpejtojnë spastrimet etnike, atëhere s'është se fitimi i tyre do të jetë i pamatshëm. Duke pasur parasysh edhe gjendjen e refugjatëve, bota nuk mund të përballojë një zvarritje të pafundme të luftës. Prandaj duhet që vendet e NATO-s të shprehin menjëherë se do të dërgojnë trupa tokësore, atëherë është e mundshme që Millosheviçi të kuptojë se do të humbasë. Megjithatë, kur mësymja në tokë do të bëhet e pashmangshme, NATO-ja do ta ketë të nevojshme ta njoftojë paraprakisht. Ndoshta një mobilizim i tillë i kohës e politikës mund ta detyrojë diktatorin të bëjë lëshimin.
Vijon në faqen 9