04/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 maj 1999

Bllokohen armët e NATO-s për UÇK-në

ARSENAL I MADH I FSHEHUR MES PATATEVE DHE VAJIT Bllokohen armët e NATO-s për UÇK-në Italia ndalon 30 kamionë ushtarakë Në faqen 8

Klinton: Pres kapitullimin e Millosheviçit

Meidani: Dhe Ushtria do të ruajë tani kufirin Berisha: Nuk do të futemi në Parlament Në faqen 2-3-4-7

SHBA PËRTEJ KOSOVËS

Ngadalë ka filluar të ngrihet mjegulla që kishte mbuluar politikën e Perëndimit për Ballkanin nga ngadalë kanë filluar të dalin në pah konturet e një strategjie. Këtë e ndihmoi deri-diku edhe fjalimi perfekt nga ana e retorikës, që Presidenti amerikan mbajti më datën 16 prill. Angazhimi i SHBA-së në Ballkan nuk do të marrë fund me pajtimin e Kosovës dhe kthimin e refugjatëve, tha Klinton, duke Vijon në faqen 5

Çernomerdin në Shtëpinë e Bardhë Moska çelësi i paqes në Kosovë?

Çernomerdin në Shtëpinë e Bardhë Moska çelësi i paqes në Kosovë? Në faqen 6

SINDROMA E BALLKANIT

Ismail KADARE Krimet në përgjithësi, por mbi të gjitha krimet e mëdha, kërkojnë një përgatitje të gjatë. Shtypja e ushtruar mbi popullin shqiptar, diçka mbi të cilën e gjithë bota sot është dëshmitare, është një ëndërr e vjetër e Serbisë. Klasa politike dhe ushtarake e këtij vendi, funksionarë të çmendur, duke përfshirë kryetarë Shteti, akademikë, peshkopë, gazetarë, shkrimtarë, shtresa të tjera, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të influencuara nga sindroma antishqiptare. Një akademik serb si Vaso Çubrilloviç, që më 1937 ka shkruar një traktat sesi mund të bëhet për të zhdukur shqiptarët nga faqja e gjithë botës, është një përbindësh që çdo vend do ta burgoste si kriminel - ka vdekur disa vjet më parë dhe është varrosur me të gjitha nderimet, pothuajse sikur të ishte një hero shpirtëror Vijon në faqen 5