TRONDITET VOLGA, RRENOHET ÇATIA E RESTORANTIT NË PLAZH
Një bombë me grafit e lëshuar nga një avion i NATO-s ka rënë - por pa shpërthyer - brenda një lokali në shëtitoren Vollga të dielën buzë detit në Durrës. Tmerr dhe panik ka pasur
menjëherë tek dhjetëra persona që po drekonin pasi ishin kthyer nga një ditë plazhi. Ka qenë ora 16.15 kur papritur tavani i lokalit “Colombia” është çarë pas një shpërthimi të përafërt me atë të një shashke është hapur edhe dyshemeja prej betoni e lokalit. Në faqen 16
Moska bllokon Planin Marshall
Klintoni: Millosheviç është si Hitleri
Në faqet 3, 5
260 kuksianë hiqen si kosovarë në Tiranë
Alarm në Prefekturë
Mbi 260 banorë të zonave kufitare të rretheve të
kosovarë në Tiranë
Mbi 260 banorë të zonave kufitare të rretheve të Tropojës, Hasit dhe Kukësit po jetojnë njësoj si të ardhurit nga Kosova në kampingjet, apo familjet e banorëve të fshatrave të Tiranës.
Ky është numri i identifikuar deri tani, por numri i banorëve të këtyre krahinave të zhvendosur në qendër të vendit duhet të jetë shumë më i madh. Në faqen 14
Kush e vrau pengun grek?
Sot gëzhojat zbardhin misterin
Ekspertiza e plumbave do të thotë fjalën përfundimtare për vrasjen e pengut grek.
Në mëngjesin e sotëm ekapertët e Prokurorisë shqiptare do të kenë mundësinë për të dalë me një version të saktë mbi të vërtetën e aksionit të specialëve në autobusin që mbante nën pengje. Kryeprokurori Rakipi ka deklaruar dje mbi hetimin sekret se mbi bazën e dëshmive të pengjeve policia shqiptare nuk do të mbajë mbi shpatulla asnjë përgjegjësi për jetën e 27-vjeçarit Kulluris, por megjithatë hetimet nuk janë mbyllur ende. Në faqen 7
Shpërthim i fuqishëm tre kilometra larg Morinës. Ja pamja që NATO u ka servirur dje banorëve të Kukësit (ANSA)
Shorti i fundit për shop
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës.
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte të premte dhe të diel.
3. Të hënën 7 Qershor, shorti i shtatë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
ju dhunon ITALINË
Numri juaj i garës për sot
SERIA FJ
593747