Të hënën fadromat do shkatërrojnë ndërtimet pa leje
Urdhër nga Tirana
Në faqen 16
Grabitësi i tenderave në Qeveri
SKANDALI
Autorët që kanë kryer vjedhjen e dosjes së tenderave nga zyra e Kryeministrisë janë brenda personelit të kësaj gjendre të Qeverisë. Kështu është pohuar dje nga një burim zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili ka kërkuar të mos deklarohet pasi gjithçka është në hetim e sipër.
Në faqen 9
Shqipëria s'kontrollon dot pulat
PËR DIOKSINËN
Dyert e doganave shqiptare mbyllen për pulat belge. Një urdhër i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë detyron të gjithë Drejtoritë e Higjienës nëpër rrethe që të kalojnë në revistë çdo ngarkesë pulash e më pas të japin visën e hyrjes në treg.
Në faqen 10
SHBA: Serbët po tërhiqen
Orët e fundit të luftës për Kosovën
PAQE MES RUSISË E NATO-S. SHPEJT STOP BOMBARDIMET
Në faqen 5
DUKE LUAJTUR ME BEOGRADIN
The New York Times
Slobodan Milosheviç është një maestro në përdorimin e shtyrjeve, vonesave, surprizave dhe konfuzionit për të përçarë kundërshtarët e tij dhe ai është dukë përdorur të gjithë këto për të minuar marrëveshjen e paqes që ai pranoi në Beograd javën e fundit.
Slobodan Milosheviç është një maestro në përdorimin e shtyrjeve, vonesave, surprizave dhe konfuzionit për të përçarë kundërshtarët e tij dhe ai është duke përdorur të gjithë këto për të minuar marrëveshjen e paqes që ai pranoi në Beograd javën e fundit. NATO do të fitojë në këtë kontekst diplomatik në qoftë se ajo mbet favorizuese për akordin e paqes, duke u mbështetur në një bashkëpunim të vlefshëm me Rusinë dhe po të vazhdojë presionin ushtarak mbi forcat serbe deri kur z. Milosheviç t'i urdhërojë ato të largohen nga Kosova. Pengesa më imediatë e paqes është refuzimi i Beogradit të pranojë planin e detajuar të NATO-s për një largim të shpejtë të forcave serbe dhe ardhjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare, shumica e të cilave prej tyre të jetë nga Aleanca. Gjenerali serb iu shmang planit këtë fundjavë, duke argumentuar se shtatë ditë nuk ishin një kohë e mjaftueshme për t'u larguar nga Kosova. Ata gjithashtu këmbëngulën që të paktën 15.000 trupa serbe të mbesnin, gjë që në marrëveshjen e Beogradit nuk për-
Vijon në faqen 8
SHBA njeh Qeverinë "Thaçi"
Ollbrajt vjen të shtunën në Tiranë
Liderët kosovarë takohen në Bon
Ollbrajt i ka shtrënguar rripat Rugovës. "Duhet të plotësoh vendet në Qeverinë e përkohshme", i ka kërkuar gruaja e hekurt kryetarit të LDK. Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit i ka kërkuar gjithashtu Rugovës të shkojë sa më parë në Tiranë, me ftesë të Qeverisë shqiptare, ndërkohë ky i fundit ka përgënjeshtruar në takimin e përbashkët që ka pasur me Thaçin dhe Qosjen se “do shkojë në Shqipëri me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha”.
Në faqen 4
KREU I SHTETIT PËR GAZETËN
NË ZYRËN E MEIDANIT DUKE NDJEKUR G-8 NË CNN
Në faqen 2
JA PRODHUESIT DHE ADRESAT
NDIHMAT PËR KOSOVARËT TE BLIHEN NË SHQIPËRI
Në faqen 11