18/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 korrik 1999

NESËR FATI I NATO-s: DO QËNDROJË APO DO IKE?

MAJKO NË ANKTH Në faqen 2

AGRON HAZBIU, DJALI I BLLOKUT QË S'U BË BLLOKMEN

PORTRETI I NJË TALENTI TË SHUAR Në faqen 23

Ambasada SHBA përgjion Ministrinë e Rendit

INFORMATORËT SEKRETË, 6 ZYRTARË TË POÇIT Qëllimi: Të zbulojë emërimet e dyshimta Në faqen 7

Lamtumirë

Lam tumirë Everts, do na marrë malli Dan Everts ka organizuar dhe prijën e lamtumirës me politikanët shqiptarë me të cilët ka negociuar për gadi dy vjet si ambasador i OSBE në Tiranë. "Kjo nuk është një pritje lamtumire, por jemi mbledhur për t'i thënë një miku të Shqipërisë, mirupafshim", tha presidenti Meidani në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e largimit të Everts nga Shqipëria. Në pritje kanë marrë pjesë gati të gjithë përfaqësuesit e klasës politike shqiptare. Kanë munguar vetëm Berisha dhe Nano. Nuk dihet ende nëse Everts veproi ashtu si ambasadorja e SHBA, Mariza Lino e cila nuk preferoi të ftoji në pritjen që organizonte me rastin e largimit dy prej protagonistëve më të zhurmshëm të politikës shqiptare, apo këtë të dy preferuan të mos i përgjigjen ftesës. Ambasadori i OSBE u largua nga Tirana rreth dhjetë ditë më parë për të marrë funksionin e përfaqësuesit të kësaj organizate në Prishtinë. Everts ka drejtuar për gati një vit Grupin "Miqtë e Shqipërisë", që bashkon ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Ky grup u krijua për të koordinuar ndihmën që do t'i jepet Shqipërisë për kapërcimin e krizës dhe ringritjen e saj ekonomike dhe institucionale të vendit. "Do vazhdoj të mbetem mik i shqiptarëve", tha Everts.

Zhd u ket avioni me djalin e Kenedit

Mister Zhd u ket avioni me djalin e Kenedit Po udhëtonte me nusen dhe të motrën Një avion i vogël transportonte John F. Kennedy, i Riu, në një martesë, ndërsa fluturonte mbi Martha Vineyard, yvard njoftohet të jetë zhdukur. Menjëherë pas dhënies së alarmit kanë filluar kërkimet në brigjet e New York Long Island, bëri të ditur zyrtare. Avioni u ngrit në orën 02.45 të mbrëmjes të së shtunës dhe besohet se në të ndodhen Kennedy, gruaja e tij Carolyn Bessette, dhe motra e saj. Avioni ishte drejtuar për në Cape Cod-në zonën e Martha Vineyard, ku familja Kennedy ishte mbledhur për një martesë. Në faqen 8

Melo: Jam mashkull potent, por mbeta beqar

67-vjeçari: "Nuk rri pa u martuar" Në faqen 4