Gazeta Shqiptare
27 gusht 1999
Lirohet pengu grek
Rrëmbyesit e lënë në një tunel
Dje rreth orës 19.00 djaloshi është dorëzuar nga një fshatar nga Selenica në patrullën e policisë në afërsi të Tepelenës.
Prej këndej është dhënë alarmi për finalizimin e një aksioni të nisur prej tre muajsh. Po dje, uniformat blu të Sarandës kanë prangosur dy persona të tjerë, një grek dhe një shqiptar.
Në faqen 6
Pengu grek Jorgo Laliotis që u lirua dje rreth orës 19.00 nga rrëmbyesit e tij
Vrasës shqiptarë fshihen në Kosovë
PROKURORIA
Vrasës shqiptarë fshihen në Kosovë
Të shpallurit në kërkim për krime të ndryshme në Shqipëri fshihen në Kosovë. Pasi kanë kryer krime të rënda në vend si vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në bandat e armatosura dhe persona të shpallur në kërkim nga policia shqiptare kanë gjetur strehë të ngrohtë në tokën kosovare, ku për ta duket se nuk kujtohet kush t’i kapë. Këta persona mësohet të bëjnë pjesë në një listë prej rreth 72 vetësh, e cila përmbledh edhe njerëzit më të rrezikshëm.
Në faqen 7
“Kam 30 vjet që identifikoj kufomat nëpër Shqipëri”
Rrëfimi Bardhy Çipit, mjekut dhe njeriut që punoi me të vdekurit
“Kam 30 vjet që identifikoj kufomat nëpër Shqipëri”
Në faqet 12-13
Memia: Si çarmatosen shqiptarët
“Së pari do regjistrojmë armët”
Në faqen 4