05/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 nëntor 1999

Vitet Fatmir Haklaj

Jaho Salihi plagoset rëndë Po shkonin për urim, nusja e Salihit lindi djalë Andi Tela Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja kanë shkuar t’i urojnë lindjen e djalit Jaho Salihut, por i kanë rrethuar krismat e armëve. Atentati ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bujan të Tropojës. Në pragun e shtëpisë së të njohurit e Veri-pi dhe kurimin në një klinikë të huaj. Kësaj të fundit nuk ia arrin dot, pasi ofertohet e tij nuk pranohen. Kthehet në Tropojë e përpiqet të ruhet nga hasmi, por mbrëmja e djeshme dukej se kishte kohë që përgatitej. Bashkë me mikun e ngushtë Sami Kërnaja lëviznin me një mak- Veriut janë goditur nga një breshëri pafund armësh, e cila nuk u la në këmbë mundësi të reagojnë. Ata po i lëshonin përshëndetjet e mirëseardhjes njëri-tjetrit dhe po i uronin Jahos lindjen e djalit, kur janë dëgjuar krismat e para. Drejtori i përgjithshëm i policisë ka konfirmuar mbrëmë lajmin për Gazeta Shqiptare. Veli Myftari ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi kronometrat kanë shënuar 20.00. Deri në orët e vona të mbrëmjes, përveç sigurisë së lajmit, të dhënat e tjera kanë qenë të pakta. Largësia e fshatit nga Tropoja nuk u ka dhënë mundësi Gani Malushit dhe njerëzve të tij që të japin të dhëna të plota rreth krimit të rëndë. Në fakt në Tropojë mbrëmë ka ndodhur ajo që pritej prej kohësh. Pas atentatit të famshëm të 4 gushtit, ku mbeti i plagosur Fatmiri dhe u vra vëllai i Sami Kërnajës, ngjarjet precipituan me një shpejtësi marramendëse. Ndërrohet komplet struktura e policisë dhe forca të shumta nisin eksplorimet në zona të thella. Qetësia e vënë për popullin, duket se nuk ka ndikuar tek gjakësit e vjetër. Vritet ish-drejtori i policisë së Kukësit, Jonuz Hyka dhe i bëhet atentat babait të Jahos, Sali Mulosmatit. Të paktën 4 gusht i kishin vrarë të vëllanë në qendër të Bajram Currit. Fatmir Haklaj pasi qëndron disa kohë në Spitalin Ushtarak dhe atë të burgut, jep një garanci pronësie për të përfituar arrestin në shtëpi… … nuk ia arrin dot, pasi për çdo të tij nuk pranon. mbrëmja e djeshme duket Sami Kërnaja lëviznin me një makinë të blinduar drejt Bujanit, fshati i Jaho Salihut. Ky i fundit kishte vetëm pak orë që kishte arritur në shtëpi pas lajmerimit nga familjarët për lindjen e djalit. Por momenti fatal ka mbërritur në çastin kur nuk e pritnin asnjëri prej tyre. Haklaj dhe Salihu kanë qenë dy nga personazhet për të përfolura pas vitit të trazuar 1997. I pari për postin që ka pasur dhe për gjyqet e shumta që ka trashëguar në atë zonë, ndërsa i dyti për vrasjen e liderit demokrat Azem Hajdari. I akuzuar nga PD në mbrëmjen e rëndë të 12 shtatorit, ai është thirrur vetëm një herë në Prokurori dhe ajo nuk ka marrë asnjë masë ndaj të akuzuarit në justifikimin e mungesës së provave. Në kartelat e policisë që mbrëmë është fshirë emri i Fatmir Haklajt dhe dy miqve të tij. Tre atentatet e organizuara pas 6 janarit 1998, ditë në të cilën vrau në shkallët e komisarisë shefin e rendit, kanë dështuar ndaj tij, por i kanë marrë përsëri të familjes. Misteri i ngjarjes së djeshme mund të zbardhet vetëm nëse Jaho Salihu arrin që të mbashtë vdekjen. I dërguar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, mjekët ende nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë për shëndetin e tij. Nuk dihet nëse e shoqja e Jahos ose ndonjë pjesëtar tjetër i kullës ka arritur të dallojë ndonjë nga fytyrat e vrasësve. Kjo për t’ia treguar policisë, por edhe njerëzve të tjerë të fisit. Kjo edhe për të vendosur nëse ngjarja e djeshme ishte fundi apo fillimi i një hakmarrjeje të re.

Mjeku vjedh dy eko-t e qytetit

Radiologu Agim Hasani tani në pranga SARANDE / Grabije në spitalin që kanë ndërtuar anglezët Mjeku organizon vjedhjen e dy aparateve të ekos në spitalin e fëmijëve, por përfundon në pranga. 40-vjeçari Agim Hasani, me profesion radiolog, është ndaluar dje nga policia bashkë me dy djem të rinj, ndërkohë që një grua, rreth 40 vjeç, është lënë të ndiqet në gjendje të lirë, sepse është shtatzënë. Djemtë, të quajtur Alket Qendro, 23 vjeç, dhe Martin Bala, 22 vjeç, janë futur brenda spitalit “Shën Luka”, duke thyer dyer e dritare e duke dalë… Në faqen 18

Sot votëbesimi

META nis me dorë të hekurt Në faqen 3