06/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 nëntor 1999

HAFIZI DEBOHET NGA KOMBETARJA

VENDIMI I FEDERATËS Në faqen 24

Klintono: Bravo Meta

“Jeni burrë shteti dhe i zgjuar”

“Jeni burrë shteti dhe i zgjuar”

“Dëshiroj të shpreh urimet e mia për zgjedhjen në postin e Kryeministrit. Tranzicioni paqësor dhe i rregullt i lidershipit, që përjetoi vendi juaj është një shenjë e qartë demokracie”, i është drejtuar Klinton Metës. Në faqen 3

GAZETA fiton gjyqin me Doklen

“ALBANSHQIPTAR” “Legisi e Dokle kontrabandistë” Verdikti i Drejtësisë GAZETA fiton gjyqin me Doklen Gjyakata dhe prokuroria shqiptare dje kanë hedhur poshtë padinë e ngritur nga Namik Dokle dhe Ndre Legisi ndaj gazetarit tonë Artan Hoxha. Tre muaj më parë dy njerëzit e veshur me pushtet na kanë akuzuar për shpifje pas një shkrimi me titull “Legisi e Dokle kontrabandistë”, por vendimi i djeshëm i Drejtësisë ka vërtetuar plotësisht atë që është shkruar në gazetën tonë. Gjithçka ka nisur në 7 gusht kur ministri i Rendit, Spartak Poçi, zhvilloi një mbledhje me të gjithë shefat e SHIR-it. Në faqen 5

Reformatorët e PD, gati përjashtimi

Berisha: Ata përfaqësojnë vetëm bizneset e tyre Grupi i Pollos shkon në Parlament: Lidershipi reagon ashpër Partia Demokratike ka kërcënuar dje me përjashtim nga partia deputetët që morën pjesë në seancën e votëbesimit të Qeverisë “Meta”. “PD deklaron se deputetët që shkuan sot në Parlament, mëkatin e sotëm, me shpërdorimin që i bënë votës së demokratëve, humbasin çdo shpresë për t’u rikandiduar nga kjo parti si përfaqësues të saj”. Ky ka qenë edhe reagimi i linjës zyrtare të partisë në të madhe të opozitës, ndaj aktit të kryer dje nga deputetët e saj. Sipas zëdhënësit të selisë blu,... Në faqen 2

MBREME VOTBESIMI: 109 PRO, OPOZITA BOJKOTOI SALLEN