18/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 nëntor 1999

Drita vetëm natën

MINISTRI PREÇI: PER KRYEQYTETIN SYNOJME 24 ORE Drita vetëm natën Kreu Ekonomisë: Ja milionat e harxhuara “KESH-in ta marrin të huajt” Në faqen 4

Durrës

Komandot të ikin nga Porti Sërish uniforma blu në vend të komandove në Port. Qeveria ndërron mendim: komandot janë tepër të rëndësishëm. Me sa duket fjalët e Kryeministrit Ilir Meta: “Të keni turp që ata bëjnë punën tuaj”, i kanë prekur drejtuesit e policisë së Durrësit. Këta të fundit kanë… Në faqen 15 [Fragmenti i kolonës së mëparshme në skajin e majtë është i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm.]

Otorino që shëroi veshët e shqiptarëve për 60 vjet

Kush është Emil Qirko Në faqet 12-13

Tamam sikur të ishim koloni

paradoks Tirana është mbushur me restorante, ëmbëltore, kafene, agjensi, dyqane etj, të të gjitha llojeve, ça disa, me njëfarë të drejtë, e konsiderojnë si shenjë begatie materiale, madje jo vetëm si të tillë, por edhe si dëshmi emancipimi qytetar, për të mos thënë shoqëror. Vijon në faqen 5

Meta: Berisha kujdes, dole jashtë loje

Reagimi Meta: Berisha kujdes, dole jashtë loje Kryeministri nga Stambolli pas akuzave të PD “Berisha ose duhet të pranojë rregullat e lojës, ose ngelet jashtë lojës”, ka deklaruar dje Meta nga Stambolli për “Gazeta Shqiptare”. Kryeministri i vendit i ka bërë të ditur dje kryetarit të Partisë Demokratike se kushtet e vendosura prej tij për të marrë pjesë në strukturat antikorrupsion nuk do të merren në konsideratë, sepse bien ndesh me atë program të përbashkët që ka qeveria me institucionet ndërkombëtare për këtë çështje… Në faqen 3