25/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 nëntor 1999

7 mjekët që u shkrinë në ajër për studentët

HISTORIA/ Nëntor 1989. Si u vetësakrifikuan bluzat e bardha në Llogara Në faqet 12-13 Zana Floqi me të bijat disa muaj pa rrëzimit të helikopterit

Rrugët, paratë gati por Shuli i djeg

SHTETI ZBULON FONDIN E MYKUR Nuk janë përdorur 60 milionë dollarë Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve nuk ka realizuar 1.4 miliardë lekë. Pasojat e këtij deficiti të thellë në shpenzimin e fondeve të planifikuara, shihen qartë në rrugët e prishura të kryeqytetit, vonesat e ndërtimit të segmenteve rrugore të dy korridoreve, në hekurudhat pothuajse të shkatërruara dhe në rrjetet e ujësjellësave të amortizuar. Pas Ministrisë së Shulit është Ministria e Shëndetësisë me mosrealizim 693 milionë lekë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mosrealizim 651 milionë lekë. Në faqen 2

“Droga, si ma ktheu martesën në ferr”

Rrëfimi adoleshentes Në faqen 19

“Kush jemi”

Montedison gati të investojë Enrico BONDI Administrator i Montedison Fjalënderoj Gazetën Shqiptare për mundësinë që më dha për t’i paraqitur lexuesve të saj realitetin e Montedison si dhe mundësitë e bashkëpunimit me vendin tuaj. Pikë së pari do të desha të prezantoj grupin tonë, Montedison, të cilin mendoj se shumë shqiptarë e njohin, si një Grup me traditë të gjatë industriale. Pjesa më e madhe e shoqërive që e përbëjnë atë kanë filluar të operojnë shekullin e kaluar duke qenë vendao [?] drejtuese në tregjet përkatëse. Montedison është sot një nga grupet kryesore industriale italiane me rreth 14 miliardë dollarë të faturuara dhe një nga më të ndërkombëtarizuarat me mbi 330 impiante në rreth 40 vende të botës. Veprimtaria prodhuese e saj përfshin një gamë të gjerë të industrisë Ushqimore, Industrisë kimike, asaj energjetike e deri tek inxhinieria. Montedison drejton një hark të madh të aktivitetit industrial nëpërmjet shoqërive të saj operative. Po përpiqem t’iu ilustroj në të rëndësishmet. Eridania Béghin-Say renditet në vendet e para në Evropë për agroindustrinë: prodhon sheqer, vaj soje dhe ulliri, përgatit për aparatin tretës të kafshëve, piper dhe erëza. Është prezent praktikisht në të gjithë botën: në të gjitha vendet e KE, Evropës Lindore, Amerikës së Veriut dhe të Jugut, dhe në Lindjen e Largët. Edison është operuesi i dytë italian në prodhimin, transportin dhe tregtinë e Vijon në faqen 4

Lalioti, kthehen kërcënimet

ISH-PENGU Një zë mashkulli ka folur në telefon celular me bashkëpunëtorin e ngushtë të të babait të Jorgos, Kostaq Maskaluna. “Alo, unë jam një nga ata që morëm djalin grek. Kërkoj 50 milionë dhrahmi, në të kundërt...” Në faqen 17