27/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 nëntor 1999

Leka Zogu: Në ’79 SHBA shpëtoi Enver Hoxhën

EKSKLUZIVE/ Nga Johannesburgu: Më dënuan të paligjshëm Në faqen 7

KUNDËRSHTOHET LIGJI KAZINOVE

Katolikët: I kthen njerëzit në skllevër

OPINION

Rroftë e qoftë Haxhi Qamili

Myslimanët: Stop lojërave të fatit

Katolikët: I ktheh njerëzit në skllevër Më mirë investime për ambiente argëtuese për njerëzit sesa lejimi me ligj i lojërave të fatit. Ky ka qenë reagimi i komuniteteve ndaj projektligjit për miratimin e kazinove nga Parlamenti shqiptar, i cili do të hidhet për votim së shpejti. Kështu, komunitetet fetare shqiptare kanë kundërshtuar miratimin e Projektligjit për Kazinotë, basteve dhe lojërave të tjera të fatit nga Parlamenti shqiptar. Dy komunitetet fetare, ai katolik dhe mysliman nuk janë dakord me këtë projektligj, madje, sipas këtyre komuniteteve, është më mirë që të bëhen investime të atilla që njerëzit të kenë ku të argëtohen, si biblioteka, qendër lojërash, ambiente sportive dhe të tjera të kësaj natyre. Në të njëjtën kohë ata kanë kundërshtuar edhe fitimin e parave pa punë dhe djersë. “Është më mirë të krijohen kushte për të argëtuar popullin, duke bërë investime si për kënde sportive...” Në faqen 4

Rrëfimi

Kështu i ringjalla princat shqiptarë Gjin Varfi restauratori i simboleve Në faqen 21

Qamili

Shpëtim Nazarko* Mbas një sqarimi të opinionit të përgjithshëm mbi përgatitjen e strategjisë kombëtare të zhvillimit, kryetari i Partisë Socialiste e hodhi këtë ide edhe në një konferencë ndërkombëtare. Televizioni kombëtar etj., sqaroi se ky propozim, që kësaj radhe mban erë “politikë planetare”, hyri në dokumentet zyrtare të konferencës. Edhe kritikët më të ashpër të Nanos janë dakord që gjithsesi lideri i PS-së po zhvillon qoftë edhe me këtë ide një politikë konstruktive. Ndërkaq duket shumë e çuditshme se si mund t’u propozoësh të tjerëve zhvillim të strategjive kombëtare të Ballkanit. Po t’i referohesh dhe idesë që paraqiti Nano para disa ditësh në lidhje me pjesëmarrjen në të të shoqërisë civile të OJQ-ve etj., etj., kupton se lëmshi 10-vjeçar do të shoqërohet me një lëmsh akoma më të madh, përfundimet e të cilave zor se mund të parashikohen. Ka shumë të ngjarë që Nano dhe Partia Socialiste nuk arrin të kuptojnë se strategjia kombëtare ... Vijon në faqen 8