22/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 shtator 1999

BROJKA: POLLO ESHTE ME I MIRI

KRYETARI I BASHKISE Në faqen 2

PARTIZANI HUMBI DJE 5 BRAZILIANE

PAS DOREHEQJES SE XHANIT Në faqen 23

PERMET/ “JA KUSH E BERI 14 SHTATORIN”

Nano: Mafia italiane më kërcënoi me vdekje

Misha Jugu pret Fatos Nanon me brohoritje dhe hedh poshtë propozimin e Lakrorit për të votuar Majkon Kryetar partie. Dje në Përmet e Këlcyrë, populli i kësaj-zone nuk do ta imagjontë kurrë se ish-kryetari i PS, më 14 shtator të ’98-ës, ka qenë i kërcënuar me vdekje nga mafia italiane. Vetë Nano u ka rezervuar këtyre banorëve një surprizë tjetër të fortë vetëm pak javë para Kongresit të socialistëve. Dje Nano foli ngadalë dhe me fjalë të thjeshta, prandaj pjesëmarrësit e shumtë në Konferencë janë parë për shumë çaste me gojë hapur. “Nëpërmjet një ish-punonjëseje të VEFA-s, sot e emëruar në administratën e lartë shtetërore në Kryeministrinë e Majkos - mafies italiane i dërgonin Sali Berishës mesazhin që të vazhdonte protestat ndaj Qeverisë Nano duke instruktuar që akuzat të ishin për korrupsion dhe tradhëti kombëtare. Tashmë është vërtetuar pjesëmarrja e organizatave mafioze të përtejdetit, krahas bandave të Bukoshit në ngjarjet e 14 shtatorit”. Këto fjalë e akuza direkte ndaj Majkos dhe stafit të tij, kanë qenë e reja e fushatës së Nanos dje në Jug të Shqipërisë. Ai tha se synimi kryesor i trazirave të 14 shtatorit ishte rrëzimi i Qeverisë dhe eliminimi fizik i Kryeministrit. Sipas Nanos, akuzat e përsëritura ndaj tij për korrupsion dhe tradhëti kombëtare “po dalin tani nga goja e kryeministrit Majko”. “A kam të drejtë - iu drejtua Nano pjesëmarrësve në mbledhje - të pyes tani nëse segmente të caktuara në PS kanë qenë bashkëfajtore në ngjarjet e 14 shtatorit për rrëzimin e Qeverisë Nano?”, kanë qenë këto fjalët e fundit të ish-kryetarit socialist, të cilat kanë bërë që salla të elektrizohej nga emocionet; menjëherë i pashterëmit që lëshuan pjesëmarrësit. Në Konferencën e djeshme në Përmet mori pjesë dhe Maqo Lakrori, aktualisht Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Jashtme. Lakrori mbështeti dhe propozoi kandidaturën e Kryeministrit Majko për Kryetar partie. Por reagimet nga salla kanë qenë shumë të ashpra duke shkaktuar ilaritet dhe thirrje kundërshtuese nga disa diskutantë. “Merre mbrapsht propozimin ‘Majko’, janë dëgjuar thirrje nga salla. Shumë i ashpër ka qenë ndërkohë dhe ish-ministri i Rendit Petro Koci, i cili u tha përfaqësuesve se ‘lideri i PD duhet konsideruar si një rrezik serioz për një jetë demokratike’, ‘Majko-Meta në takimin e 20 dhjetorit e hypën Berishën në skafin e shpëtimit’, tha Koci. Nano i është rikthyer edhe një herë dorëheqjeve të tij sistematike duke thënë se “e ka ndjerë veten jo tërhequr nga shokët që luftojnë për ideale, të cilat iu premtuan elektoratit në 29 qershor, por nga disa njerëz të dashuruar para së gjithash me kolltuqet e pushtetit”.

Botohen libri i frikshëm Stalini fshehu Holokaustin Në faqen 20 Botohen libri i frikshëm. Stalini fshehu Holokaustin.