SOT VOTA PER STATUTIN E NANOS
Majko: Raportin nuk e kam gati
“KOPILËT” E BAZËS
Arian Çani
E paparashikueshme, madje e rrallë në historinë e fashat-ave partiake në Shqipëri, kjo që po ndodh aktualisht në Partinë Socialiste. “Është e sigurt që fiton Nano, kemi informacion të saktë për gjithë delegatët që do votojnë për ish-kryetarin”, këto fjalë i dëgjon gjithandej nëpër ambientet e shumta pro Nano...
“Ne e dimë më mirë se kushdo që Nano nuk ka gjë në vijë, ne jemi në pushtet dhe të dhënat tona janë super të sakta”, mbërrinë ndokohë deklaratat e njerëzve dhe krerëve socialistë që mbështesin Majkon. E pabesueshme, madje politikisht e mrekullueshme është sendërtuar propaganda e dy rivalëve. Ajo është e përkryer, shëmbullore, entuziaste dhe tepër optimiste.
Të betonuarit e Nanos i japin atij mbi 70 përqind të votave në Kongres. E njëjta skemë e shpallosur edhe nga njerëzit e Majkos: “mbi 70 përqind - të thonë me bindje - i merr patjetër Kryeministri”.
Në fakt, ajo që të lodh për ta kuptuar e të bën të qeshësh tek i dëgjon kaq të sigurt - kështu reagojnë një pjesë e madhe e individëve jashtë strukturave të PS-së - janë ata, njerëzit e Konferencave, “Përbindësha”, “të pashpirt”, “katilë”, të padeshifrueshëm kanë qenë dhe janë ende anëtarët dhe delegatët e zgjedhur nëpër Konferenca. Pothuajse në çdo mbledhje, këta njerëz që presin gjithçka nga lideri, pa më të voglin hezitim, duartrokitën e brohoritën edhe Majkon edhe Nanon. Për cilin nga dy rivalët do votonin këta njerëz të cuditshem? (Me siguri për atë që do t’u siguronte një vend pune ose një bursë para kësaj të shtune). Cilin do kryqëzonin këta naivë të pafajshëm që për më shumë se dy muaj kanë bërë të ëndërrojnë edhe Majkon edhe Nanon? (Me siguri për atë që ka në dorë vetën të premtojë). Meqenëse kjo hipotezë nuk duhet e nuk mund të përfshijë gjithë delegatët, loja mbetet ende e hapur. Ja sepse është kaq e vështirë të parashikohet se kush do të jetë Kryetari i ardhshëm i PS. Prandaj nëpër kioskat përreth PS-së, kanë plasur bastet. Opinionet janë aq të ndara sa që mish-mash e madh elektoral brenda socialistëve të ndarë, pritet ta përcaktojë vetëm rezultati final pas numërimit të votave.
Sikur gjithë këtë zell e entuziazëm ekstrem për liderin e tyre - fitimtarët e ardhshëm - ta tregonin edhe për të ndërtuar shtetin e të gjithëve, rrugët e prishura, ujin që ende mungon dhe dritat që pritet t’i ikin edhe këtë dimër, me siguri që nesër do jetonim më mirë se sot.
Greqi - Shqipëri 2:0
Kombëtarja shuhet për 10 sekonda
Në faqen 23
Greqi - Shqipëri 2:0. Kombëtarja shuhet për 10 sekonda.
“Jeni autoktonë falë kafkave tuaja”
Antropologu zviceran Pitard
Në faqen 9