Atentat me tritol kundër njeriut të Nanos
LAJMI I ORES SE FUNDIT
Shpërthen makina e Gaz Demit
Atentat me tritol kundër njeriut të Nanos
Eksploziv - pak orë para Kongresit të PS-së, ishte si mburojë për klientët e lokalit. Ndërkohë unifor-
Majko: Fitoi Nano, jap dorëheqjen
SOT DUELI I MADH NE PS
Dade: Provokacione para Kongresit
Majko: Fitoi Nano, jap dorëheqjen
Në faqet 2-3
njeriut të Nanos
Eksploziv - pak orë para Kongresit të PS-së - makinës së Gazmend Demit.
Një dëm i rëndë e i fshehtë ka vendosur dje rreth orës 22.40 një sasi tritoli poshtë makinës së parkuar përpara lokalit të biznesmenit që i ka qëndruar pranë Nanos në kohën e burgimit të tij në Bënçë. Shpërthimi fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë viktimë, por ndërkohë makina luksoze është shkatërruar në pjesën e pasme dhe janë thyer disa nga xhamat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në momentin e shpërthimit brenda në lokal ndodheshin, së bashku me pronarin dhe Fino, Ruci e stafi i afërt i Nanos. Sipas burimeve të policisë, kanë qenë disa persona që janë larguar me shpejtësi përpara se të shpërthente, Mercedes-i 6000, në ngjyrë gri me targa TR 5000 E. Një sasi rreth 300-400 gramësh tritoli, së cilës i është vendosur një material i fortë për të përqendruar fuqinë e eksplozionit, ka ngritur në ajër makinën e rëndë, duke terrorizuar të gjithë klientët që ndodheshin brenda lokalit apo kalimtarët e rastit në bulevard. Kreze e veprimit të eksplozivit fatmirësisht është drejtuar vetëm nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo nga lokali “Lady Diana” që ndodhet përballë saj në pjesën anësore të Parkut “Rinia”. Makina, që është ngritur në drejtim diagonal si rezultat i shpërthimit, ka shërbyer njëkohësisht si mburojë për klientët e lokalit. Ndërkohë uniformat blu që kanë mbërritur me shpejtësi, kanë kryer ekspertizat e para. Dhjetë minuta pas atentatit, rruga që të nxjerr nga Gjykata e Kasacionit për në bulevardin kryesor ishte mbushur plot me copa xhamash që janë thyer nga dridrat e Ministrisë së Mbrojtjes. Veç makinës, që kanë pësuar si pikënisjen atentatorët, është dëmtuar dhe një makinë tjetër tip Golf, që ka pasur fatin e keq të parkohej aty pranë. Ndërkohë personeli i lokalit të Demit, dëshmon se një orë përpara atentatit brenda në lokal ndodhej ish-kryeministri Nano, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe personazhet e tjerë të njohur të socialisteve. Gaz Demi është një nga biznesmenët më të vjetër të Tiranës, i cili ka ndihmuar Nanon për 4 vjet, ndërsa ai vuante dënimin në burgun e Bënçës. Ky është rasti i dytë që lokali i tij “Lady Diana” bëhet objekt i një shpërthimi. Një ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme vendore në qershor të ’98, në pjesën e pasme të lokalit ka shpërthyer një sasi eksplozivi, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë ngjarja e ndodhur mbrëmjen vonë ndaj një prej njerëzve të afërt të ish-kryeministrit, pritet të shkaktojë përsh-tjellime sot, gjatë punimeve të Kongresit socialist, ku Nano kandidon përballë Majkos për postin e Kryetarit të PS.
er.ta
Në Kavajë dhe Fier
Vetëm dje tre gra vranë veten
Në faqen 19
Pranga pas gjyqit avokatit të Sudes
Goditi gjyqtarin
Në faqen 7
SI ELEMINOI ENVERI RAMADAN ÇITAKUN
DOSSIER
SI ELEMINOI ENVERI RAMADAN ÇITAKUN
Në faqet 12-13