200 MJEKË DYNDEN PËR PUNË NË TIRANË
I favorizon mbipopullimi
Në faqen 8
Nano fal antinariot
“S’KA ARMIQ NË PS”
Në faqen 3
Në grackën e Kryetarit
Ilir Babaramo
Fatos Nano duhet të njohë pokerin në mënyrë të shkëlqyer. Me bllofin që ka luajtur dje në Kongres ka hedhur një tjetër hap të madh, për të vënë partinë plotësisht në kontroll. Kundërshtarët e tij prisnin që ai të gabonte, që Kongresi, ku ata mungonin, të kthehej në grackën e tyre. Por Nano nuk ua dha kënaqësinë që ta krahasojnë me Berishën. Aborgoi nenin që pengonte konstituimin e Komitetit të Përgjithshëm, duke u hapur rrugën 36 socialistëve, shumica e të cilëve kundërshtarë të hapur të tij, të hyjnë në këtë forum. Shkurt, la kundërshtarët e tij të gabojnë duke u provuar se të gjitha ecejaket e tyre s’ishin gjë tjetër veçse një kokëfortësi fëmijnore. Sepse, tek e fundit, lëvizja e Nanos, duke mbledhur kongresin, pati të njëjtin rezultat që ata kërkonin të arrinin në një rrugë tjetër: të legjitimoheshin 36 anëtarët e KPD që nuk kishin marrë më shumë se gjysmën e votave të delegatëve. Me këtë veprim Nano mori rolin e atij që këmbëngul për zbatimin e rregullave të lojës, ndërkohë që të tjerët të kuptohet se kundërshtarët e tij duhet të shikohen si ca individë anarkistë e përcarës që, për hir të armiqësimit, janë gati të shkelin me këmbë atë që socialistët e kanë gjënë më të shenjtë, solidaritetin.
Nano luajti të fortin. Këmbënguli deri në fund që skema e tij të realizohej. Dhe fitoi. Në bisedën socialiste vlera e aksioneve të tij dje u rrit ndjeshëm. Nga 297 vota të delegatëve që mori vetëm dy javë më parë në përplasjen me Maikon, dje ky numër shkoi në 420. Ndërkohë që numri i atyre delegatëve që e ashtusi kundërshtarët e Nanos bojkotuan kongresin ishte vetëm 150.
Duke pasur një situatë të tillë gjithnjë e më të favorshme kryetari i PS mund të vepronte dhe ndryshe. Madje deklaratat e ashpra që kishte bërë para—
Vijon në faqen 2
Poçi dublon Havarin
Ekspertë të Ministrisë kontrollojnë nga afër punën e Drejtorisë së Tiranës
Në faqen 7
Banda e Lushnjes: Lirohet edhe një
Sërish Gjykata
Në faqen 19