06/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 janar 2000

interviste

Bukoshi: Unë akuzoj SHIK-un për vrasjen e Krasniqit "Berisha sigurisht që ka disa të dhëna. Nuk duhet të lejojmë që Kosova të kthehet në një vërime të zezë në rajon. Shqipëria ka qenë një poligon i shërbimeve të ndryshme sekrete" Në faqet 12-13

Alarm

Deri dje 15 mijë shqiptarë me GRIP Vdekja e parë e gripit është regjistruar nga spitali infektiv në datën 27 dhjetor. Viktima e parë ka qenë pacientja 69-vjeçare nga Tirana, e cila nuk ka mundur të përballojë dot një pneumoni të rëndë të trashëguar nga gripi... Në faqen 9

MEIDANI FIRMOS SHKARKIMIN

Por prokurorët s’ka kush i mbron?

Doloresin e rrëzoi Zani

Në faqen 5 Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Dolores Velaj

KULTURA DHE REÇELI

paradoks Edmond TUPJA Në një ditë të zymtë nëntori nuk e di as vetë se si u gjenda, me kostum e kravate, në një pritje shtruar në një ndërtesë shekullore të stilit musolinian, dikur mbrë terore, pastaj diktatoriale e më vonë presidenciale. Atë pritje e shtronte zoti A., i pari, jo i alfabetit, por i vendit, përnder të një personaliteti ndërkombëtar. Sigurisht që nuk isha i vetmi i ftuar, perëndia më ruajtë, ndonëse nuk besoj në të! Kishin ardhhur edhe zotërinjtë B, C e më zonjat e tyre (por pa kone). Në një fjalë, paria e vendit. Gati të gjithë të studiuar jashtë shtetit, në Francë kryesisht, si puna ime. Në kohën e Drejtit të Kuq. Kishin ardhhur gjithashtu personalitete me xhaketa, pantallona e të mbathura pa anë të prapme, pra, që mund t’i ktheni nga ana e lëverdiste. Të gjithë tepër të buzëqeshur. Tepër të sigurt. Tepër të mirinformuar. Tepër të ditur. Tepër të edukuar. Tepër të mirësjellë. Mënjë fjalë plot e përplot me kulturë. Para se të uleshim në tryezë për t’u darkosur, u pi diçka në këmbë, në trajtë aperitivi, sa për të hapur oreksin. Biseda mori revan e drejt temave të ditës, parapëlqyeshmërisht sociale, kulturore e politike. Zotërinjtë enciklopedikë nisën të thonin gjëra ... Vijon në faqen 21

Veri, 200 mijë vetë pa drita

Kohë e keqe, bie shtylla e tensionit Defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë lë rreth 200 mijë banorë të zonave veriore pa energji elektrike. Që të martën në mëngjes energjia elektrike është shkëputur, duke braktisur prefekturën e Kukësit, një pjesë të Mirditës dhe të Pukës. Shkak për këtë ka qenë rrëzimi i një shtylle të tensionit të lartë, e cila ka ndërprerë dhe tejçim e energjisë. Në vend tashmë që të mërkurën paradite kanë shkuar dhe brigada me njerëz, të cilat akoma nuk kanë bërë të mundur ngritjen në këmbë të shtyllës... Në faqen 16