28/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 janar 2000

"Ju rrëfej të fshehtat e Paktit"

Paskal MILO Me 10 qershor, në Keln dhe me 30 korrik 1999, në Sarajevë, u hodhën bazat e një sipërmarrjeje që u quajt historike dhe që mori emrin Pakti i Stabilitetit të Europës Juglindore. Idetë dhe synimet që u shpallosen aty në nesërmen e përfundimit të konfliktit të përgjakshëm në Kosovë, ishin tërheqëse dhe ngjallën një optimizëm nganjëherë të tepruar në rajon. Mjaft njerëz dhe jo për faj të tyre, menduan se Pakti i Stabilitetit do të ishte një “Plan Marshall” që do ta transformonte Europën Juglindore brenda një kohe relativisht të shkurtër. Por nuk do të kalonin veçse pak muaj dhe njerëzit filluan të ndërgjegjësoheshin se gjërat nuk ishin kaq rozë sa ishin dukur në fillim dhe se sfidat ishin më të shumta se ato që ishin parashikuar. Qeveria shqiptare i njeh vështirësitë që paraqet zbatimi i Paktit të Stabilitetit, sidat e momentit dhe ato të perspektivës. Jemi dëshmitarë të frymës kriticiste e dyshuese që ka rrethuar me kahmin e kohës të gjithë procesin. Duke i kuptuar drejt shqetësimet rreth ritmeve dhe shkallës së angazhimit që po shfaqet nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë në zbatimin e Paktit të Stabilitetit, po ashtu duhet kuptuar edhe kalimi nga emocionet dhe solidariteti i periudhës së konfliktit të Kosovës, tek “real politik”-a e ditëve të sotme. Ky fenomen, që ka zëvendësuar dashamirësitë idealiste me logjikën e mundësive konkrete, duhet përballuar me realizëm dhe frymë konstruktive dhe duhet kuptuar nga shqiptarët përpara se atyre t’u injektohen viruset e nihilizmit total e segmentet e teopizmes politike dhe sebashku me ta edhe “filozofë” kafenesh të ditës dhe të natës përpiqen të bëjnë me bojen e zezë mbi letrën e bardhë. Personaliteti jam i mendimit se ka ende... Vijon në faqen 12-13

Lënë "Kukullat" nisin grevën

TOB, ZGJEROHET KONFLIKTI "Ja si na nxorën policët" Në faqen 19

Ministria: Nuk pranojmë 50 prostitutat shqiptare nga Belgjika Në faqen 5

KESH: "Që sot do kemi dhe më pak drita"

INTERVISTE/ Flet Luigi Pietri Gjendja e përgjithshme e sistemit elektroenergjitik është në gatishmëri të plotë. Kështu thotë drejtori i Drejtorisë Elektroenergjitike, në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Luigi Pietri. Optimizmi i drejtorit... Në faqen 4