02/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 shkurt 2000

PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT GREK

"Kështu zgjidhet plakja e popullsisë tonë" Greqia: Do birësojmë fëmijë nga Shqipëria “Për të përballuar problemin demografik të vendit, i cili ka përmasa të mëdha, ku Greqia ka numrin më të vogël të lindjeve në gjithë Komunitetin Evropian, synojmë që familjet greke të adoptojnë fëmijë rumunë dhe shqiptarë”, është shprehur Simitis Në faqen 6 BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Artistët të kënaqur me Metën

Pas takimit Artistët dje qoftë edhe pa kuptuar, e kanë ndjerë se kanë qenë të keq-trajtuar nga politika e vendit të tyre. “Ishte kaq e lehtë”, të thonë ata me naivitet, sikur Meta të ishte një i dëguar nga Qielli. Në faqen 21

Rregullat e lojës

Opinion Tritan SHEHU Konsolidimi i një vendi, në radhë të parë është konsolidimi i institucioneve të tij, gjë e cila nuk bëhet nëpërmjet arbitraritetit dhe subjektivizmit, por nëpërmjet jetëgjatësisë së rregullave, ligjeve dhe stabilitetit të strukturave. Vijon në faqen 2

FMN: Shqipëria njësoj si Uganda

"Ja pse firmosëm marrëveshjen kundër varfërisë" INTERVISTE/ Flet përfaqësuesi Treichel "Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe thuajse në një nivel me vendet më botës së tretë, si Uganda dhe Burkina Faso. Ndërkohë, që të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 800 dollarë, në Uganda janë 300 dollarë në vit". Ky është vlerësimi i përfaqësuesit të përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Volker Treichel. FMN ka nënshkruar Programin e Uljes së Varfërisë dhe Zhvillimit në Shqipërinë në të njëjtën kohë. Në faqen 4