12/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 shkurt 2000

Unë SALI LUSHA dua të më rrejnë

EKSKLUZIVE për Gazetën Dëshmitari më i rëndësishëm i vrasjes së Hajdarit tregon 14 shtatorin, paktin e dështuar në qeli, marrëdhëniet e tij me Haklajt dhe Jaho Salihin. Na pret në apartamentin e tij në Tiranë 24 orë pas daljes nga burgu Në faqet 2-3

Do shpëtonte kurdin, braktiset në mes të detit

KORFUZ — Lajmi i orës së fundit KORFUZ Lajmi i orës së fundit Do shpëtonte kurdin, braktiset në mes të detit Arian Çani Hidhen në det për t’i shpëtuar jetën djalloshit kurd 15 vjeçar dhe mbeten papritur të tradhëtuar nga drejtuesi i skafit. Ndodhia e tmerrshme e plot emocion na mbërriti vetëm mbrëmë vonë nga Korfuzi. Drejtuesi shqiptar i një skafi ilegal nga Saranda braktis tre njerëz në mes të detit. Bilanci: 2 të zhdukur dhe i treti që mbijeton dhe i rrëfen policisë greke “aventurën” ndoshta më të frikshme të jetës së tij. Policia e Korfuzit konfirmon se shqiptari quhet Sotiraq Leka, 30 vjeç nga Tepelena. Burimet zyrtare greke në ishull thonë se Sotiraqi së bashku me një shokun e tij shqiptar ndodheshin në skafin me 17 kurdë që ishte nisur nga Saranda për në Itali. Gjithçka do të shkonte si zakonisht nëse gjatë udhëtimit natën e të premtes, 15 vjeçari kurd nuk do të ishte rrëzuar papritur në det. Skafi ndalon. Për të shpëtuar djalloshin kurd, dy shqiptarët janë hedhur në det pa u nguruar. Por mbeten të tradhëtuar. Skafi niset pa i pritur duke i braktisur të tre në një temperaturë që shënonte, sipas policisë greke të Korfuzit, jo më shumë se 2 gradë. Kurdi 15 vjeçar së bashku me shqiptarin tjetër të paidentifikuar, zhduken ndërsa Sotiraq Leka ka rezistuar për më shumë se 10 orë në mes të detit deri sa, për fatin e tij të mirë, një anije e vogël greke kalon pranë tij dhe e shpëton jetën. Sotiraqi i kishte paguar kapitenit të skafit 150 mijë drahmi për ta çuar në Itali. 30 vjeçari klandestin dhe hero ndodhet aktualisht në një prej spitaleve të ishullit grek.

Zhega triumfator, i vetmuar në Rinas

Kthehet nga Malta, s’e presin Kombëtarja fiton turneun e Maltës e momentet pas këtij aktiviteti mund të jenë të ndryshme. Mund të thuhet se luajtën ndaj skuadrave të dobëta (absurditet), mund të themi se kemi një ekip fantastik... Në faqen 23

PIKTORI QË U KRYQËZUA

DOSSIER PIKTORI QË U KRYQËZUA -NGA MEHMET SHEHU Në faqet 12-13