22/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 mars 2000

VRASJA ME SNAJPER Inis Gjoni: Orët e mia të fundit me Alban Dacin

VRASJA ME SNAJPER Inis Gjoni: Orët e mia të fundit me Alban Dacin INTERVISTE Ku ishte i fejuari i balerinës bukuroshe ditën e atentatit me snajper në burgun e Tiranës. Inisi pranon, ende me lot në sy, të rrëfejë për Gazetën... Në faqet 2-3

RAPORTI I ANTIMAFIAS

Ja si mund të dalloni një kriminel shqiptar Policia italiane bën radiografinë e krimit shqiptar që ka mbushur rrugët e saj. Identikiti i karakterit të kriminelëve të ardhur që përtej Adriatikut, është elementi thelbësor i një analize të gjatë, të bërë pas vitesh të tërë vëzhgimesh. DIA, (Drejtoria Investigative Antimafie) një strukturë e organeve të rendit në Itali ka arritur të shfaqë tiparet karakteristike të keqbërësve shqiptarë dhe tashmë të krijojë një ide të qartë deri për mënyrën e të menduarit të tyre dhe organizimit të veprimtarisë në traf iqet e ndryshme. Krimineli shqiptar është “i tmerrshëm, i pashpirt dhe i egër”. Aktivitetet keqbërëse drejtohen nga grupe pak të organizuar që shfaqen “të egër, tepër të vendosur dhe që besojnë dhe përdorin njerëz që janë gati të vriten dhe për një grusht para”. Struktura është e njëjtë me Ndragetën: pjesëtarët e një bande i përkasin të njëjtës bërthamë familjare, të njëjtit qytet ose të njëjtës lagje. Të gjithë janë të barabartë me njëri-tjetrin, .... Vijon në faqen 9

ANGJELI: JA STRATEGJIA

FMN hedh në kosh premtimet e Berishës Ulja e taksave doganore nga 18 në 15 për qind, krijimi i një Qendre për t’i dhënë asistencë investitorëve të huaj... Në faqen 5