26/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 mars 2000

TERRORIZEM

Minë me telekomandë në stadiumin e Lushnjes Shmanget katastrofa. Roja i fushës zbulon në mëngjes eksplozivin. I njëjtë me atë që hodhi në erë supermarketin VEFA. 6 kilogram tritol ishin fshehur poshtë tribunës. Në drekë luhej ndeshja e stadiumi do mbushej plotë. Policia: Komanda ishte 500 metra larg e pritej ora e përshtatshme. Ja pistat tona për autorët Në faqet 2-3

SERIA A Bogdanit i anullojnë golin e parë

Mjaf[t] pozitive paraqitja e Bogdanit me Reg[inën]. Mjaft pozitive paraqitja e Bogdanit me Reg[inën]. Ish-futbollisti i Partizanit jep asist në golin e parë, shënon edhe vetë në të dytin, por goli anullohet për një pozicion tepër të dyshimtë. Larg[o]het nga fusha në minutën e 78-të, por i shoqëruar nga duartrokitjet frenetike të tifozëve kalabrezë dhe sht[?]rëngimi i duarve të trajnerit Colomba. “Të jesh 23 vjeç...” Në faqen 22

Berat Gjobë milionëshe kryemjekut

I vihet gjobë kryetarit të Dhomës së Urdhrit të Mjekëve në prefekturën e Beratit, Miltiadh Veç[e]ka. Vetë mjeku psikiatër dhe kandidati i shkencave, është prononcuar dje për “Gazetën” para portës kryesore të Drejtorisë së Policisë si për të gjetur shpëtim. Tepër i revoltuar, sepse “askush në polici nuk...” Në faqen 9

Tiranë, polici vret kolegun me plumb në kokë

Hajrulla Aliu, viktimë në krye të detyrës Në faqen 7

Sot ora ndryshon

duke shkuar 60 minuta përpara. Ora 03:00 e datës 25 mars, do të bëhet 04:00 e datës 26 mars 2000. Ndryshimi i orës Europiane, do të zgjasë për një periudhë shtatë mujore.