Arrestohet në Athinë Tit Gazheli
“Punojmë për llogari të Petrit Gazhelit...” Kështu e spiunuan të enjten tre bashkëpunëtorët e tij, tregtarin e njohur nga Tirana, të cilit i janë vënë
prangat në një hotel luksoz të kryeqytetit helenik...Çfarë u gjet në maunen që vinte nga Turqia dhe pse autoritetet greke e cilësojnë si një nga trafikantët më të mëdhenj ndërkombëtarë të drogës Në faqen 3
Vritet përkthyesi i Ambasades
Masakra e së premtes në mesnatë
Të premten rreth mesnatës në Tiranë, një breshëri e gjatë kallashnikovi ekzekuton dy djem 30 vjeçarë dhe
plagosos dy të tjerë. Njëri prej viktimave ishte punonjës në Ambasadën Austriake Në faqen 2
Romët, ndryshimi që na pasuron
Pse ndjehen keq mes nesh
“Jemi ne “viktimat” e shoqërisë së sotme shqiptare”, deklarojnë fëmijët romë, duke i treguar njerëzve ndjenjën mospërfillëse karshi tyre.
Vogëlushë që rriten me ndjenjën e inferioritetit, që nuk mund të jenë si gjithë të tjerët e që nga prapa dëgjojnë fjalë, fyerje dhe sinonime zhvlerësuese. Njerëz që punojnë në punë të rënda, që dikush e këput kokën në anë nga prania e tyre që lëndohen çdo ditë nga indiferenca. Shoqëria e civilizuar nuk është gjë tjetër vetëm bashkëjetesa e shkelqyer mes komuniteteve,...
Në faqen 14
Ja sa fiton në Bankë po të luash me bonot e Thesarit
Interesi më i lartë se ai i depozitave
Njerëzit kanë më tepër leverdi të blejnë bono thesari, sesa t’i depozitojnë fitimet apo kursimet e tyre në bankat e nivelit të dytë.
Paratë mund të shtohen më tepër nëse do të blesh bono, sesa t’i vendosësh ato në bankë...
Në faqen 6