14/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 prill 2000

Sërish hakmarrje ndaj Zanit: Vritet i 12-ti

VLORE/ Atentat ndaj Taulant Shytit Në faqen 2

5 PISTAT E NJE MISTERI

Erieta e UNICEF-it me të shoqin Në faqen 3 Erieta Avdyli bashkë me të shoqin Dritan Avdyli

SËRISH DHUNË MBI MEDIAN

Dhunë absurde dhe e verbër ndaj reporterit të Gazeta Shqiptare, Patrik Sadikaj. Dje rreth orës 10.30 minuta, vetë komandanti i grupit të policëve që ruajnë gjykatën e faktit në Tiranë, ka goditur me grushta e shkelma gazetarin tonë duke e shtrirë përtokë. Dhe motivi është i paimagjinueshëm: “Ti nuk do hysh në Gjykatë se unë nuk besoj që ti je gazetar...kaq i shkurtër dhe i vogël sa je ti! Ik ore mut që kthej...të bëj nënën, të bëj motrën...plehrat e mutit, na çmendet ju gazetarët...”. Ju kërkojmë ndjesë, të nderuar lexues, për fjalorin e lartpërmendur, por vetëm kështu mund të kuptoni më mirë dhe prekni nga afër brutalitetin, verbërinë, idiotësinë, por mbi të gjitha, rrëzëshikërinë e disa njerëzve të veshur me pushtet. Është e vërtetë që reporteri ynë, i rrahur dje, është relativisht i shkurtër; është e vërtetë që ai është shumë më i shkurtër se sa komandanti i policëve që i kalon të dy metrat. Por a mund të rrihet një gazetar - apo një shtetas jo gazetar - sepse është i shkurtër e me trup të imët?! Reporteri i rrahur dje Patrik Sadikaj është i pajisur me një kartë gazetari, e cila e autorizon atë të kryejë profesionin. Dhuna ndaj reporterit është bërë hapur në hollin e Gjykatës së Faktit, rreth orës 10.30 minuta si dhe në sy të kolegëve të organeve të tjera të medias. Ky është rasti i dytë brenda 7 ditësh kur njerëz me pistoleta që u ka dhënë Ministria e Spartak Poçit, përdorin dhunën ndaj medias. Një javë më parë, disa gardistë goditën dhe rrahën brutalish një kameraman të TV Klanit.