28/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 maj 2000

Klosi: Unë femrat? I dua me minifunde

INTERVISTE Shefi i SHISH nxjerr të fshehtat Klosi: Unë femrat? I dua me minifunde “Më pëlqejnë femrat me minifund, por preferoj më shumë ato që përveç bukurisë trupore kanë si dhuratë edhe mençurinë”. Duke zhveshur kostumin zyrtar pa praninë e truprojve, Fatos Klosi, kreu i SHISH, ka pranuar dje të flasë për jetën intime, duke rrëfyer pjesën më të fshehtë të kujtimeve të tij. “Mëgjithëse kam qenë një nxënës i shkëlqyer dhe një djalë i shkathët, deri në fund të gjimnazit, nuk kam guxuar t’i them ndonjë vajze “të dua”, por vitet e dashurisë serioze nisën pikërisht në Universitet...”. Historitë serioze të dashurive, për brezin tonë kanë nisur në Universitet, ku kishte më pak paragjykime dhe më shumë pavarësi për të jetuar pjesën intime të jetës. Gjatë periudhës së universitetit, kemi jetuar magjinë e dashurisë, e cila lindte kudo, në auditor, në aksion, në zbor dhe në mbrëmje argëtuese. Duke qenë një brez i ndjeshëm, ne nuk i kemi lënë të humbasin ato vite magjie. Për shembull, ... Më faqen 4

DILEMA

Kush duhet t’i rrisë fëmijët e Erietës Erdri Avdyli Punonjësja sociale Eva Manço: Fëmijët duhet të mbahen sa më larg urrejtjes, që mund të kultivohet nga gjyshërit e tyre. Besimi i kujdestarisë së të vejgjelve, prindërve të Erietës, mund të imponojë urrejtjen për të atin dhe anasjelltas Speciale në faqet 2-3 Sibora Avdyli; Erdri Avdyli

Flet juristi Ardian Kalia: “As Drejtësia nuk ofron ndonjë zgjidhje perfekte, për shkak të mungesës së legjislacionit dhe të hallkave të gjyqësorit, që duhet të jenë të organizuara dhe të specializuara”