SPECIALE
KastrIot Bruka u vra mbrëmë në orën 22.30 në Tiranë. Ka qenë shef i Policisë në Portin e Durrësit dhe Komisari i Laçit e Krujës
Në faqet 4-5
ATENTAT – Ekzekutohet shefi i antikontrabandës
LAJMI I ORES SE FUNDIT
ATENTAT
Ekzekutohet shefi i antikontrabandës
Ekzekutohet oficeri i lartë i policisë Kastriot Bruka. Atentati, i cili nuk i ka lënë asnjë shans jetës kryepolicit 30 vjeçar është realizuar mbrëmë rreth orës 22.30 minuta tek hyrja e pallatit të tij në rrugën e ambasadave, disa dhjetra metra pra- pa restorant “Pifi”. Sipas burimeve policore autorët janë 4 persona ende të paidentifikuar nga policia të cilët kanë ruajtur momentin kur Bruka pasi ka parkuar makinën është nisur drejt hyrjes së pallatit ku sapo kishte blerë shtëpi. Sipas dëshmitarëve okularë të pyetur nga policia mbi Kastriot Brukën kanë qëlluar me “kallashnikov” dy persona të cilëve ju janë marrë karakteristikat kryesore fizike dhe të veshjeve që mbanin momentalisht. Po në këtë dëshmitarë kanë rrëfyer para agjentëve kriminalë të komisariatit 2 se atentatorët nuk kanë qenë të maskuar dhe menjëherë pas vrasjes kanë hipur në një automjet, markën e të cilit nuk kanë mundur ta identifikojnë dot.
Policë gjatë ceremonisë mortore të një kolegu
Foto: ARKIV
Në faqen 2
Policë gjatë ceremonisë mortore të një kolegu. Foto: ARKIV
Pranga shqiptarit që vodhi Bankën në Gjermani
Interpol i kap në Rinas
Fadil Bytyçi, kosovari i arrestuar dje në Rinas
Në faqen 3
Lazarat, RENEA arreston kapon
Mbrëmë operacioni sekret
Aksion spektakolar i bërthames të zgjiedhur të forcave speciale “Renea” në mes të fshatit “gogol”, Lazarat.
Kurorëzim i tij ka qenë arrestimi i superkapobandës së grupit tashmë të famshëm, 40 vjeçarit Sherif Kazma. Operacioni i denjë edhe për forcat DELTA amerikane, është zhvilluar brenda 3 minutave e gjysmë mbrëmë rreth orës 20.00. Pas informacioneve të sigurta të ngrumbulluara nga agjentët kriminalë se Kazma person shumë i kërkuar nga policia për një sërë vrasjesh, organizim goditjesh ndaj policisë, bllokime dhe grabitje të shumta në rrugën nacionale, gjendej në fshatin e tij, një grup special “Renea” ka mbërritur në qytetin e Gjirokastrës në mënyrën më sekrete. Pikërisht pak minuta përpara se ora të shënonte tetë e mbrëmjes së djeshme, specialet e ministrisë kanë rrethuar shtepinë ku strehohej “kapua” i Lazaratit dhe në një kohë rekord i kanë hedhur prangat dhe kanë arritur ta ekstradojnë jashtë fshatit duke e nisur urgjentisht për në Tiranë. Arrestimi i bujshëm është bërë konfirmuar mbrëmë për “Gazetën” nga krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit Publik. Kjo është hera e parë në “historinë Lazarat” që policia guxon të kryejë një operacion për të arrestuar organizatorët e “krengrëjtjeve” të shumta anti shtet të grupit të këtij fshati.
p. h