23/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 qershor 2000

Llotaria Amerikane 400 emra të rinj fituesish

Tirana dhe lista e re për rrethet Llotaria Amerikane 400 emra të rinj fituesish Në faqet 12-13

Superhetim për bosët e tregtisë

Mblidhen deklaratat në dogana Bëjnë trafik droge

Mjekët këthejnë Isanën në spital

Pas denoncimit në Gazetë Vajza me SIDA para nisjes takon të bijën: Sëmundjen e mora në Itali në 1998. Çfarë ndodhi dje me jetimen 36-vjeçare Në faqet 2-3 Isana Poçesta dje në spitalin infektiv Foto: NINI

Bëjnë trafik droge

[Teksti i fillimit dhe titullit është i prerë në skajin e sipërm: «… për bosët e tregtisë»] … për bosët e tregtisë Bëjnë trafik droge Firma të fuqishme tregtare dhe subjekte të tjera të rëndësishme, që importojnë produkte nga jashtë vendit, janë vënë në hetim, pas dyshimeve për falsifikimin e deklaratave doganore dhe faturave të deklarimit të mallit. Këto firma e subjekte tregtare dyshohen se përveç mallrave të futur kontrabandë në Shqipëri, kanë lidhje dhe me rrjete të trafikut të narkotikëve, duke i ndihmuar këta të fundit të fshehin mes produkteve të importuara sasi të konsiderueshme droge. Në faqen 9

Avokati i Popullit merr dosjen e parë

300 familjet e piramidave Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka nisur punë me dosjen e parë që është zgjidhja e problemit të 300 familjeve të pastreha. “Kërkojmë të shtyhet afati i regjistrimit të të pastrehëve”, i shkruan Dobjani, Kryeministrit Meta. “Dua që të bëhet e mundur që këto 300 familje të futen në listën e atyre që do të përfitojnë kredi si të mbetur të pastrehë nga rënia e piramidave”, .. Në faqen 4