Erieta, akuza nga varri
Erieta dhe Dritan Avdyli
Nga Rudina XHUNGA
Rasti Erieta duket se po merr përmasat e atij Levinski në Amerikë, jo aq për të përbashkëtat që janë dhe s'janë, sesa për sensibilizimin e opinionit nga media. Në pamje të parë banal dhe i miqësuar me veshët tanë (trekëndëshi: grua e vrarë, burrë xheloz, i dashur i fshehtë) nga prodhim i shtypit, po kthehet në gur prove për vetë shtypin dhe jo vetëm për atë. Po t'ikthehemi në kronologji historisë tragjike, do shikojmë se lajmi në dukje i zakonët për zhdukjen e një gruaje të zakonët mbushi çuditërisht shpejt gjithë të përditshmet, të cilat aluduan për gjithçka, përfshirë edhe arratisjen e gruas në kërkim të lirisë. U fol dhe u përfol, derisa gruaja e përdorur dhe përgojuar u gjet, por jo më të dashurin e fshehtë në ndonjë motel plazhi, por e vrarë në mënyrën më monstruoze. Mandej shtypi luajti kartën sensibilizuese. Të njëjtët gazetare, me të njëjtën vërtetësi profesionale dhe ndjeshmëri qytetare, shkruajtën për arrestimin e Dritanit, burrit xheloz të dyshuar
Në faqet 12-13