KUKËS, IKËN NGA RRUGA POR LENË PA UJË QYTETIN
TRITOL UJËSJELLËSIT
Në faqen 7
POLICIA E DINTE
Zbulohet urdhëri: Bëni masakër kur të vrisni Sul Demën
Nis hetimi ndaj policëve që lejuan kalimin e makinës së krimit. Katër postoblloqet e Laprakës dhe Kamzës nuk u janë përgjigjur thirrjeve në radio të sallës operative. Agjentët kriminalë që në janar kishin sinjalizuar vrasjen dhe mënyrën sesi do kryhej ajo.
Nis hetimi ndaj policëve që lejuan kalimin e makinës së krimit. Katër postoblloqet e Laprakës dhe Kamzës nuk u janë përgjigjur thirrjeve në radio të sallës operative. Agjentët kriminalë që në janar kishin sinjalizuar vrasjen dhe mënyrën sesi do kryhej ajo
Në faqen 3
Sulejman Dema, ekzekutuar pardje në qendër të Tiranës
Dhe Poçi akuzon Gazetën
editoriali
Arian Çani
Kur këtër apo pesë vjet më parë, shtypi përpiqej të informonte opinionin rreth të vërtetave në Shqipëri, shkëkopi i gomës në duart e Gjeneral Agim Shehut kërçënonte Gazetën Shqiptare se nuk duhej të merrej me Ministrinë e Rendit. Para dy ditësh, një deklaratë e mbërritur nga zyra e shtypit e Ministrit socialist Spartak Poçi, na riktheu në klimën e atyre viteve, duke na rikujtuar se thelbi dhe mënyra e komunikimit me median, është pak a shumë e njëjtë, si atëherë në kohën e Gjeneral Shehut edhe tani në ditët e Ministrit Poçi.
Vetëm dy ditë më parë, pak orë pas trazirave në Kukës, Gazeta shkruante në një editorial të saj se “është për të ardhur keq që 100 pseudotregtarë të armatosur sulmojnë dhe marrin peng katër furgona me 30 policë”. Gazeta shprehte opinionin e saj se ky ishte një “turp për Policinë”. Sepse Policia nuk duhet të tërhiqet nga individë që tentojnë të thyejnë ligjet e shtetit. Pra, Gazeta nuk bëri tjetër veçse inkurajoi luftën e Policisë kundër çdo lloj elementi kriminal. Dhe cila ishte përgjigjia e formuluar në zyrën e Poçit? Akuza direkte ndaj Gazetës: “Të luftosh krimin, të përballosh veprimet destruktive të elementëve që kërkojnë kundërvënien me shtetin dhe dispozitat ligjore, nuk është “turp i policisë”, por pozicioni i këtij lloj i saj. Shprehje të tilla, gjyk[?]ojmë se ndikojnë mjaft në përpunimin e opinioneve negative dhe shërbejnë për të dëmtuar punën e policisë. Nuk është hera e parë që në “Gazeta Shqiptare” trajtohen probleme me karakter dezinformues dhe favorizues për elementë me prirje kriminale...”
Në këto kushte, redaksia e Gazetës i kujton krerëve të pa informuar të kësaj Ministrie:
1. Të përmbahen në vlerësimet e tyre asaburde aq dhe të qëllimshme.
2. Të mësosin të lexojnë shtypin.
3. Të mos humbasin kohë duke gjykuar apo akuzuar njerëz të një profesioni që ata nuk e njohin.
4. Të merren me ruajtjen e rendit dhe parandalimin e ngjarjeve të paralajmëruara, siç është në Kukës apo vrasjet spektakolare në qendër të Tiranës.
5. Të jenë korrektë me median e pavarur dhe të mos e trajtojnë atë sikur të ishte një “xhep” i tyre.
6. Të mos harrojnë se koha e Agim Shehut dhe kërcënimet e pushtetit ndaj gazetarëve tashmë kanë mbaruar.
Tritoli i vendosur dje kundër Ujit në Kukës, fill pas ngjarjeve të para dy ditëve po në këtë qytet, provon edhe një herë shqetësimin e Gazetës se Policia dhe krerët e saj nuk po munden të parandalojnë trazirat sidomos në prag-fushatën zgjedhore. Gazeta nuk do të ngurrojë - pavarësisht nga keqinterpretimet e qëllimshme që mund të vijnë më pas nga zyra e Poçit - të konsiderojë sërish “turp për Policinë” çdo rast kur ajo nuk arrin të luftojë krimin dhe kur nuk përballon veprime destruktive të elementëve që kërkojnë kundërvënien me shtetin dhe dispozitat ligjore. Ministri Poçi duhet të ketë parasysh se kur themi “turp i Policisë”, përgjegjësia kryesore nuk mund të jetë kurresesi e policëve të thjeshtë. Lufta e këtij të fundit ndaj krimit nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet deklaratash të ashpra të autoriteteve politike në këtë Ministri.