26/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 gusht 2000

Sot lista e gjashtë e fituesve për universitetet

Emrat e studentëve që do të konkurrojnë në Itali Në faqen 21

Konsulli nga Egjipti: Unë dhe dy shqiptarët

INTERVISTE Konsulli nga Egjipti: Unë dhe dy shqiptarët Diplomati egjiptian Haisan Galai rrëfen për “Gazetën” përplasjen me dy femrat: “Ishte një kurth i përgatitur më parë”. Dy vajzat shqiptare akuzohen për tentativë vrasje dhe sot presin masën e arrestit nga Gjykata Në faqen 3

PD, balotazh mes Mustafait dhe Bamir Topit

Bashkia e Tiranës Bashkia e kryeqytetit PD, balotazh mes Mustafait dhe Bamir Topit Besnik Mustafaj dhe Bamir Topi janë dy kandidaturat që do të ndeshen në balotazh, të dielën, pasi në votimet e djeshme, asnjëri prej 5 kandidatëve nuk mori shumën e konsiderueshme të votave, (50 përqind+1). Kështu Besnik Mustafaj mori 299 vota, Bamir Topi 121, Ngjela 104, Kaceli 48 dhe Riza 31, ndërkohë që 1 votë u konsiderua e pavlefshme. Nga 757 anëtarët e aktiv të PD për Tiranën, në votime morën pjesë vetëm 604 anëtarë. Në faqen 4

Babai përdhunon vajzën 10 vjeçe

Incest në Kavajë E ka zhveshur, e ka rrahur dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Dhe jo vetëm që nuk ka marrë parasysh moshën e së miturës, vetëm 10 vjeç, por as që nën trupin e tij gjendej e bija duke këllthitur. Një pamje e tillë e tmerrshme i është shfaqur para sysh gruas së Anesti Priftit, që vazhdonte të përdhunonte vajzën e vogël prej disa minutash. Në faqen 7

Dy të dënuar

Greva urie kundër Gjykatës Në faqen 2

Nesër në GAZETA SHQIPTARE

Të gjitha datat dhe kriteret për konkurset e gjuhës në universitetet italiane