08/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 shtator 2000

Berisha, diktatori i fundit

editorial Dje, gazeta e Partisë Demokratike publikoi artikullin e radhës ku akuzonte Gazetën Shqiptare se ka marrë 10 mijë dollarë për të publikuar sondazhin elektoral të bërë nga Instituti i Studimit të Opinionit Publik. Sipas sondazhit, i cili tentonte të parashikonte rezultatet e votimeve të 1 Tetorit (si të gjitha sondazhet, edhe ky i fundit, ka një vlerë absolutisht relative), kandidati socialist Edi Rama dilte fitues, por Partia Demokratike merrte 25.9 përqind, duke dalë kështu si partia e parë në kryeqytet. I njëjti sondazh tregonte dhe humbjen e dukshme të Partisë Socialiste, që zbriste në 21 përqind. Këto janë shifra. Për cilat janë reagimet? Partia Socialiste nuk ka reaguar, Edi Rama, i shqetësuar se mos socialistët mund ta konsideronin më të fortë se partia e tyre, dha disa intervista shumë civile duke thënë se, sipas tij, sondazhi nuk ishte i saktë. Po PD-ja që rezultonte fituese? Mos vallë falënderoi për parashikimet optimiste? Jo, sulmoi me shpifjet e zakonshme dhe me të njëjtën gjuhë të dhunshme dhe ofenduese që e ka provuar jo vetëm Gazeta Shqiptare, por dhe shumica e gazetarëve në Shqipëri. Aspekti më interesant i reagimit plot nerva dhe banal i Partisë Demokratike kundër sondazhit, nuk është akuza primitive që i ka drejtuar gazetës sonë, por fakti që PD konsideron fyese fitoren “vetëm” 25.9 përqind. Në fakt, lideri i saj, ish-presidenti Sali Berisha, është i vetmi njeri që vazhdon të ëndërrojë pushtetin total, atë që ka shijuar nga 1992 deri në 1997, kur udhëhiqte i vetëm, pa asnjë limit. Berisha nuk pranon atë rregull elementar që zotëron në të gjitha demokracitë europiane dhe që quhet “shumica relative”. “Shumica relative” të imponon të qeverisësh së bashku me partitë e tjera, shumica absolute lejon të qeverisësh vetëm, siç ndodh në diktatura dhe kjo është ëndrra politike që ndjek Berisha. Partia Demokratike ka merita të mëdha në historinë e vendit, por faji më i madh i saj është... Vilon në faqen 2 Këto janë shifra.

ALARMI ISHTETIT Të kërcënuar nga Shentologët

ALARMI ISHTETIT Të kërcënuar nga Shentologët Pas denoncimit në Gazeta Shqiptare për rikthimin e Shentologëve në Shqipëri një relacion zyrtar ka mbërritur në zyrën e Kryeministrit: “Duhet të informohemi për sektin e rrezikshëm...” Në faqen 3