Kristina Buzi, Presidentja e Coca-Cola, dhe e sho-qatës së investitorëve italiane në Shqipëri
Surpriza e Kristina Buzit
Coca-Cola sulmon Ilir Metën
Pronaria e filialit të Coca-Cola në Shqipëri tha dje se “Shqipëria është vendi me rrezikshmërinë më të lartë në gjithë Ballkanin”
Në faqen 3
MASAKRA
Arrestohet djali i vrasin prindërit
Tmerr në Yzberisht: 13 fëmijë mbesin jetimë. Policia prangos 4 anëtarë të bandës. Njërit prej tyre i ekzekutojnë nënën e babë në pragun e shtëpisë... Ja si u shkatërrua familja Haxhia
Në faqen 2
Tiranë-Pulja rruga e biznesit
Kreu i Fiera del Levante
Françesko DIVELLA
Kthehemi në Tiranë me interes të madh dhe të justifikuar, pas dy edicioneve të Fiera del Levante në Shqipëri, sepse kemi mundur të konstatojmë se po paraqiten mundësi të reja për t’i dhënë forcë iniciativës tonë.
Zyrat e hapura vitin e kaluar në Tiranë - në këtë pallat - jo vetëm nga ICE të cilat na ka strehuar dhe e falënderojmë sinqerisht), por edhe nga Unione Camere (Bashkimi i Dhomave), nga investitorët puliezë dhe nga Fiera del Levante, i kanë dhënë vizion më të madh prezencës italiane dhe një kontribut që do të sjellë relacione reciproke.
Tirana mbetet për ne një pikë e rëndësishme në strategjinë për trafiket në gjithë zonën veri-jug të Europës. Besojmë edhe në rritjen e mundësive të shkëmbimeve mes Europës së Lindjes dhe të Jugut, të cilat mund të jenë të favorizuara nga relacioni...
Vijon në faqen 4