DËNOHET me 5 vjet burg
Quhet Mihal Zingo, është 50 vjeç dhe dhjetëra njerëz shkojnë për të “larë mëkatet” në fshatin e vogël minoritar me emrin Grazhdan në rrethin e Sarandës.
Njeriu i Perëndisë u prangos të enjten bashkë me gruan e tij nga policia greke, duke transportuar klandestinë në vendin fqinj.
Në faqen 3
Nëna që rrit fëmijët e të tjerëve
Beqaria e mirë e fshatit SOS
Kush është Merita, gruaja 42-vjeçare që lidhi jetën e saj me jetimët.
Në fillim e mendoi si një punë të zakonshme, sot e quan “familja ime”.
Në faqen 2
Merita Raveli
Integrimi nis nga Yzberishti
komenti
Ilir Babaramo
Integrim, asocim, globalizim, zhvillim, janë që fjalët që kanë përsëritur me pathos e pa pushim një radhë ministrash. Fjalimet e tyre në konferencën që kishte organizuar qeveria me temë “Shqipëria në rrugën e harmonizimit të programeve të zhvillimit dhe integrimit” ngjasojnë si pika uji me njëri-tjetrin dhe me ato që thonë vazhdimisht që kur në tregun e politikës u hodh togfjalëshi “magjik”: Pakti i Stabilitetit. Konferenca u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, dje paradite, në të vetmen godinë që mund të ketë pasur drita atë kohë në kryeqytet. Ndërmarrjet kishin pezulluar prodhimin. Mijëra njerëz prisnin të përfundonte ndërprerja e tejzgjatur e energjisë për të nisur punën. Gjithçka ishte bllokuar. Punonote vetëm mulliri i politikës. Fjalimet ishin të përkora sa dhe vetë OJQ-të do t’i kishin zili. Mesdita duhej të kishte kaluar bashkë me shpresën.
Vijon në faqen 6