Çlirim Ceka
Të rebelohesh me portretin e diktatorit
NGA SUZANA VARVARICA KUKA
Disa herë dëgjon se artistët, e natyrisht ndërmjet tyre dhe piktorët, kthehen për të qëndruar disa kohë në Shqipëri. Dondje herë jo më thjesht vetëm, për të mbaruar problemet e tyre a për të takuar prindërit, të afërmit a miqtë, por dhe për të hapur ekspozita o për të shitur veprat e tyre të kohëve të shkuara e të reja. Disa kthehen ashtu thjesht, disa pa zë të lartë, të tjerë të zhurmshëm, dikush si i madh e ndonjë i mllefë. Disa priten me lavde e të realizuar, të mbështetur nga pushteti dhe miqtë, disa kalojnë pa u vënë re, modest në mesin e miqve të ndonjë galerie private.
Në ditët e mesit të shkurtit takimi me Anjelina Cekën, e lidhur shpirtërisht me botimin e librit dhe e apasionuar me pikturën, më bëri të njohesha nga afër me një grup pikturash të Çlirim Cekës, të sapo bëra pronë e saj. Nxitova ti shoh pasi më ka se shihen vepra të krijimtarisë së para viteve '90 dhe bashkëbisedimi i mëtejshëm bëri të mundur që të takoja piktorin Ceka. Njohja me një sa kështu konsiderueshme të veprave të tij më shtyu të rrëfej diçka më shumë rreth Çlirim Cekës, kalvarit të jetës dhe veprës së tij. Arsyeja lidhet tërësisht me bëmat që ndodhin në vitet '70, një prej të cilave e përfshiu piktorin dhe i shkatërroi familjen e parë....
→ Në faqen 2