03/12/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 dhjetor 2010

‘SHQIPERIA DESTABILIZON’

Simitis: Bashkimi me Kosovën, Ballkani në rrezik WIKILEAKS: VLADIMIR PUTIN I FRIKESOHET NJE SHTETI RADIKAL MYSLIMAN Zbardhen dosjet e tjera, ish-kryeministri grek dhe Berluskoni kundërshtuan pavarësinë e Kosovës. Fatos Klosi: Do të zbulohen opinionet e diplomatëve të SHBA për politikanët

Ruçi, Berishës: Ju mbështetëtëm për Gërdecin, morëm kosto elektorale

Përmbytjet, Berisha: S’jam debil të them s’do ndodhin më (Në foto:) Situata pas përmbytjeve në qytetin e Shkodrës (djathtas) Berisha dhe Ruçi mbrëmë në parlament Rritet niveli i shkarkimeve të ujit në kaskadën e Drinit. Drejtori i KESH, Engjëll Zeço: Edhe në 2 ditët e ardhshme do të kemi prurje të jashtëzakonshme Shkodra në panik për bukë dhe ujë, rriten çmimet në dyqane. Shtabi i Emergjencave, Berisha: Ku është helikopteri i madh? Ministri Imami: Është prishur Në faqet 2-6

Nga ELIRA ÇANGA Lufta e Kosovës në 1999 dhe mundësia e krijimit të një Shqipërie të Madhe duke se e ka nervozuar tej mase Athinën zyrtare. Kjo bëhet e ditur sipas një raporti të Kongresit amerikan. Raporti i hartuar në 27 maj të vitit 1999 nga specialistja e çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit, Carol Migdalovitz, përshkruan situatën në Ballkan gjatë luftës së Kosovës dhe frikën e Greqisë se kjo mund të shkatërrojë ekonominë e vendeve të rajonit dhe nëse një rezolutë për Kosovën mund të mbështetet, nxit edhe mundësinë për... Vijon në faqet 10-11

Aleko Dhima: Kristo Frashëri gënjen për mua, nuk jam grekoman

EKSKLUZIVE/ Ish-sekretari i KOASH “Roli i Sebastianosit dhe si u fronëzua Janullatos më 1992” Ish-sekretari i përgjithshëm i Kishës Ortodokse i përgjigjet akuzave të historianit të njohur Kristo Frashëri se ka ndihmuar në greqizimin e Kishës Ortodokse shqiptare. Sipas Dhimës, pretendimet e Frashërit janë gënjeshtra. Përgjigje z. Kristo Frashëri Zoti historian! Jam Aleko Dhima, dhe ju shkruaj nga Amerika, për t’ju përgjigjur disa akuzave e të pavërtetave ndaj meje, në artikujt tuaj te “Gazeta Shqiptare”.... Në faqet 16-17

DHJETORISTI: PSE IA LASHE VENDIN MAJKOS NE TAKIM ME RAMIZIN

KUJTIME TRANZICIONI/ FLET ARBEN SULO Në faqet 24-25

Vendimi për Amerikën pas Wikileaks

Dje në “The Guardian” Nga EWEN MACASKILL Raportet e ambasadave amerikane, të dëgjuara në Uashington, prekin çdo kontinent dhe çdo vend. Të përmbajtnë thuajse gjithçka që ndodh në botë.... Vendimi për Amerikën pas Wikileaks Vijon në faqen 28

Welcome Mr. Arvizu

Opinioni i Ditës Nga REZEAR XHAXHIU Aleksandër Arvizu ka zbritur të enjten në mesditë në Rinas. Qëndroi pak minuta përpara kamerave dhe tha shkurt se ka “shumë për të mësuar nga Shqipëria”.... Welcome Mr. Arvizu Vijon në faqen 29

Arratisja nga qelia, flet i vëllai: Takimi i fundit me Ajet Markun

20-VJEÇARI KISHTE PLAGOSUR ROJEN E BANKËS Naim Marku Në faqet 8-9

PS dorëzon ofertën e re në Kuvend: Nuk i duam fletët

KRIZA POLITIKE Në faqen 12

“Lul Berisha”, hetim policit për dëshmi të rreme

BANDA E DURRESIT Në faqen 13