07/12/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 dhjetor 2010

PERMBYTJA SHTYN KUVENDIN

Nisin protestat e banorëve, fillon frika nga epidemia KRYEMINISTRI PEZULLON AKTIVITETET POLITIKE. RAMA "INSPEKTON" TRI QYTETE TE UJIT Përkeqësohet situata, Shkupi: Liqeni në maksimum, jemi në rrezik. Në Shkodër, vështirësi për ushqim e veshmbathje. Historitë rrëqethëse të banorëve Nga e dërguara jonë në Shkodër, TRËNDAFILE VISHA Një javë katastrofë, “matur” me metrin e dramave njerëzore është baras me një shekull. Në pak sekonda, orë, ditë-net të shkurtëra apo të gjata, dalin lakuriq qindra histori njerëzish të rrënuar nga jeta, nga fati dhe rëndom nga dështimet e tyre politike. Nëse deri dje këto “fate” rrinin diku strukur, tashmë shfaqen rishëm në terren përmasat e tyre. Kështu po ndodh në Shkodër dhe jo vetëm aty. Njerëz të shpërfytyruar... Vijon në faqet 4-9 (Në foto:) Qyteti i Shkodrës dje i zhytur nën ujë. Shtabi i emergjencës raportoi se ditën e djeshme niveli i ujit u ul me 25 centimetra

Rezarta Shkurta rreh me grushte Rozanën

Rozana Radi: Mjeku më tha se nuk e kam mirë syrin Sherri dy ditë më parë, këngëtarja bën padi, e ka syrin të mavijosur Tjanë rikthyer historisë së vjetër, duke u bërë në këtë mënyrë protagonistë të një sherri banal që ka përfunduar në dyer të policisë. Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta janë konfliktuar sërish me njëra-tjetrën, ndonëse vetëm 2 javë më parë u puthën në emisionin “E diela shqiptare”. Rezarta, pasi i kishte kërkuar falje një natë më parë në party-n që u organizua pas festivalit “Kënga Magjike”, i dha një të puthur Rozanës gjatë emisionit të Zhebras. Siç duket, shkak për acarimin e mëtejshëm të situatës është bërë intervista e këngëtares Radi në emisionin “Zonë e lirë”, ku ndër të tjera u shpreh se nuk e njihte Rezarta Shkurtën, pas pyetjes që Arian Çani i bëri në lidhje me të. Duket se ky nuk është rasti i parë që këngëtarja Rezarta Shkurta përfundon në dyert e policisë, Në faqen 23 Rozana Radi duke dalë nga komisariati i policisë, pasi bëri kallëzimin penal

ALEKSANDER MEKSI: E VERTETA E THEMELIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE

POLITIKANI NXJERR "DOKUMENTE DHE MATERIALE" ALEKSANDER MEKSI: E VERTETA E THEMELIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE Në faqet 2-3

Fundi i diplomacisë siç e njohim?

Dje në "New York Times" Nga WOLFGANG ISCHINGER Në vitin 1996, pas përfundimit të marrëveshjes së Dejtonit dhe bisedimeve paqësore për Bosnjën, ministria e Jashtme gjermane pati ndjesinë se nuk... Fundi i diplomacisë siç e njohim? Vijon në faqen 28

Solidariteti si një vlerë

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Pavarësisht që nga qarqe qeverisëse kërkohet të mbulohen përgjegjësitë e veta të drejtpërdrejta me pretendimin, se kanë merita për shpëtimin... Solidariteti si një vlerë Vijon në faqen 29

I hiqet emri ‘Ismail Qemali’ Universitetit të Vlorës

MASH: ËSHTË SHKELJE I hiqet emri ‘Ismail Qemali’ Universitetit të Vlorës Në faqen 14-15

Gjendet në Shqipëri minorenia italiane

PRANGA ITALIANIT Gjendet në Shqipëri minorenia italiane Në faqen 11

Gjiganti ‘Rompetrol’ ikën nga Shqipëria

HIDROKARBURET Gjiganti ‘Rompetrol’ ikën nga Shqipëria Në faqen 16

Adrian Xhema: Më kanë munguar ofertat shqiptare

SOT ‘TRE TENORET’ Adrian Xhema: Më kanë munguar ofertat shqiptare Në faqen 27

KQZ: Fletët e votimit do digjen, s’presim marrëveshje

MATERIALET NE ARKIV KQZ: Fletët e votimit do digjen, s’presim marrëveshje Në faqen 10