Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 7 Nëntor 2010

“KRIZË E RËNDË POLITIKE”

EKSKLUZIVE/ AMBASADORI ITALIAN NE TIRANE: REFORMAT KANE NEVOJE PER OPOZITEN Saba D’Elia: Parlamenti nuk po funksionon Kryeministri në Shkodër akuzon opozitën se po punon kundër integrimit: PS-ja nuk do as vizat. Rama dhe vendorët e majtë: Do të përshkallëzojmë protestat në vend Nga TEDI BLUSHI Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Saba D’Elia në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” e ka ftuar klasën politike shqiptare të bashkëpunojë dhe të mos bëhet pengesë në ndasitë e saj për procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian. Pas tij “fakti që Parlamenti nuk funksionon, që këtë reforma, të domosdoshme dhe të cilësuara si të tilla edhe nga Bashkimi Evropian, nuk aprovohen, sjell pashmangshmërisht një ngadalësim të procesit”. D’Elia thekson mandej në këtë intervistë... Vijon në faqen 3
Saba D’elia Tedi Blushi Rama Kryeministri Tiranë Shkodër

Turp

Opinioni i Ditës Nga REZEAR XHAXHIU Karnavalja e fundjavës që disa aktorë të politikës shqiptare dhanë gjatë takimit të komitetit të Stabilizim-Asociimit, tregoi “se ne jemi po këta”... Vijon në faqen 21 Turp
Rezear Xhaxhiu Shqiptare

Latif Fodulli, studenti që kritikoi poezinë e Ismail Kadaresë më 1961

MILOSAO Historia e të riut që u gjet i mbytur në mënyrë misterioze (Në foto:) Latif Fodulli. Karikaturë e Fodullit për shkrimtarin Ismail Kadare. Faksimile e dorëshkrimit të kritikës Zbardhet dorëshkrimi me laps plumbi në tetë fletore me vlerësime pozitive dhe negative për letërsinë artistike të shkrimtarit të shquar Jeta e shkurtër e inxhinierit që u diplomua me medalje ari dhe u dërgua të punonte në uzinën mekanike të Poliçanit. Si u gjet trupi në lumin e Vjosës Suplement
Latif Fodulli Ismail Kadare Poliçanit Vjosës

Pronarët e vilës: Kosova /të refuzojë/ ambasadën

PAS DHURIMIT NGA SHTETI Pronarët e vilës: Kosova /të refuzojë/ ambasadën Në faqen 10
Kosovë

Nga komunizmi te Lacio, rrëfimi i rrallë i Igli Tares

Futboll/ Ndezjet derbi i kryeqytetit italian “Rënia e regjimit më gjeti me 8 qindarka në xhep. Mihajloviç më ka thënë shqiptar m...” Nga komunizmi te Lacio, rrëfimi i rrallë i Igli Tares “Rënia e regjimit më gjeti me 8 qindarka në xhep. Mihajloviç më ka thënë shqiptar m...” E ardhmja e tij ishte e destinuar! I ati, Isai dhe e ëma Aleksandra, zgjodhën pikërisht emrin Igli, që në shqip përkthehet “Shqiponjë”. Herët a vonë duhej t’i ndodhte që të jetonte dhe të punonte në Romë, me Lacion. Igli Tare nuk ka nevojë të jetojë dhe të fluturojë Olimpia (shqiponja e Lacios), pasi e ka bërë këtë duke shkuar në vende të ndryshme, Greqi, Gjermani dhe së fundmi në Vlorë që kishte ëndërruar që i vogël. “Po, Italia është kjo tek i kaloja pushimet në Vlorë dhe gjithnjë e prekja vendin tuaj, dëgjoja muzikën, shikoja televizionet tuaja”, ... Në faqen 23
Igli Tare Mihajloviç Isai Aleksandra Olimpia Romë Greqi Gjermani Vlorë Itali