Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 18 Nëntor 2010

PERGJIMET E DROGËS, DOKLE DREJTOI TRAFIKUN NGA BURGU

ZBARDHEN BISEDAT TELEFONIKE PER BANDEN QE TRAFIKOI 40 KG HEROINE 9 të akuzuar të bandës së Durrësit. Endrit Dokle nga burgu: Puna e makinës si zgjidhet? Taulla: N’rregull vlla, Elisi e ka nusen “siçiliane”. Operacioni “Ura”, mes të arrestuarve edhe një femër PERGJIMET E DROGËS, DOKLE DREJTOI TRAFIKUN NGA BURGU 9 të akuzuar të bandës së Durrësit. Endrit Dokle nga burgu: Puna e makinës si zgjidhet? Taulla: N’rregull vlla, Elisi e ka nusen “siçiliane”. Operacioni “Ura”, mes të arrestuarve edhe një femër Mijëra faqe me përgjime 11 të vendosura në 26 kapituj, duket se janë prova kyçe për të vërtetuar akuzat e trafikut ndërkombëtar të heroinës ndaj Endrit Dokles, i cilësuar si një nga krerët e bandës së Durrësit dhe tetë miqve të tij. Për disa muaj me radhë, prokuroria e Krimeve të Rënda kishte urdhëruar përgjimin e telefonatave që Dokle bënte me “ushtarët” e tij nga qelia e burgut “Jordan Misja” (302) në Tiranë, prej nga dyshohet se drejtonte një prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut nga Shqipëria drejt Italisë. “GSH” ka mundur të sigurojë një pjesë të përgjimeve, të cilat hedhin dritë mbi linjën e trafikut të heroinës.... Vijon në faqet 2-3
Endrit Dokle Taulla Elisi Durrës Tiranë Shqipëri Itali

Shqiptarët janë djegur me napalm dhe janë kthyer lakuriq në vend

Foto-Tranzicioni/ S’ka më vuajtje në kufi, tani me viza Shqiptarët janë djegur me napalm edhe janë kthyer lakuriq në vend (Në foto majtas): Refugjatë të kthyer pasi u kapën ilegalisht në Itali. Foto e gushtit 1991. (djathtas): Një emigrant shqiptar i djegur me napalm nga policia greke më 12 janar 1992 Tragjedia e atyre që donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme pas viteve ’90. Në 20 vjet janë vrarë në kufi mbi 600 shqiptarë, por ende s’ka statistika zyrtare Torturat më të mëdha në kufirin grek, vrasjet më shumë në kufirin maqedonas. Ish-presidenti Berisha telefonata me Micotaqisin dhe Andreotin për trajtimin human të shqiptarëve Në faqet 16-17
Micotaqisi Andreoti Qetësor Ferunaj Itali Greqi Maqedoni

Qetësori i ‘Big Brother’: Burgu dhe shtëpia? S’kishte dhomë rrëfimi

Dukatasi rrëfen katër ditët e qëndrimit në qeli Qetësori i ‘Big Brother’: Burgu dhe shtëpia? S’kishte dhomë rrëfimi “Vendimin e gjykatës nuk e dëgjova dot, kishte zhurmë jashtë, bëheshin punime” Nga TRËNDAFILE VISHA Qëndrimi pas hekurave të burgut është një tjetër eksperiencë për Qetësor Ferunajn, i cili u dorëzua në polici pas protestës së përgjithshme në Orikum të Vlorës. Madje, fituesi i “Big Brother 2009” sugjeron se secili nga ne, në një moment të caktuar duhet të provojë qelinë, që të mendojë në rrethana të tjera, të reflektojë, por edhe të provojë veten sesi mund të sillet me njerëzit... Në faqen 19
Trëndafile Visha Orikum Vlorë

DEPUTETJA ALBANA VOKSHI I THA POLICIT KOSOVAR: TI QENKE KAFSHË!

EXPRESS NXJERR DIALOGUN, DENIMI 250 EURO REPUBLIK[?] K[?]SE DEPUTETJA ALBANA VOKSHI I THA POLICIT KOSOVAR: TI QENKE KAFSHË! Në faqen 5
Albana Vokshi Kosovë