25/11/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 nëntor 2010

RIKTHEHET MARRËVESHJA E DETIT GJENERALI SHQIPTAR NË ATHINË

NJË VIT PAS ANULIMIT TË SAJ NGA GJYKATA KUSHTETUESE KREU I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM VIZITON ATHINË Maksim Malaj: Unë nuk kam punë me paktin detar. Mediat greke: Po ridiskutohet marrëveshja. Në Korçë, Prokuroria mbyll hetimet për Boboshticën: Kreu i OMONIA-s akuzohet për dhunim varresh Nga TEDI BLUSHI Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Athinë (23-25 nëntor) me ftesë të homologut të tij grek, Ioannis Giagkos. Ministria greke e Mbrojtjes, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp raporton se qëllimi i kësaj vizite janë bisedimet “për çështje të interesit të përbashkët ushtarak dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve”. Por agjencitë e lajmeve greke, “I.News” dhe “ANA”, referuar burimeve... Vijon në faqet 2-3

Nëna e Almir Rrapos: Kam frikë për djalin, ma morën pa rroba nga qelia

Flet Lida Rrapo, vetëm pak orë pas ekstradimit të djalit në SHBA (Në foto:) Almir Rrapo në sallën e gjyqit (djathtas) Faksimile e njoftimit të djeshëm për shtyp të FBI dhe prokurorisë amerikane FBI nxjerr njoftimin: Katër burgime të përjetshme për Rrapon. Ka vrarë me bashkëpunim Erion Shehun. Ja krimet e bandës ku bënte pjesë Almir Rrapo. Prokurori i SHBA: Ai sapo kreu krimet, u fsheh në Shqipëri Lida Rrapo: Prisja telefonatën e tij në 9 të mëngjesit. Por më mori shoku i qelisë. Do hedh në gjyq për “shpërdorim detyre” ministrin Bujar Nishani. Avokati Visha, deri më tani, s’ka asnjë përgjigje nga autoritetet. Kishte dy vendime të Strasburgut Në faqen 9

Sabri Godon: E shtyva mbledhjen një muaj në pritje të Berishës

12 vjet “Kushtetutë” flet bashkëkryetari “Sot ai e njeh Kushtetutën që e konsideroi ‘pjellë të Nanos’. Por sot, duhet një referendum i ri për Kushtetutën” Në faqet 10-11

KRIZA E BUKËS NË ’91, SI MENAXHOHESHIN KAMIONËT NGA TË FORTËT E LAGJEVE

FOTO-TRANZICIONI/ FOKUSUAR EDHE EKSODËT Në faqet 16-17

Sulmi ndaj institucioneve

Dje në “La Repubblica” Nga SIMONE DE SANTIS Një grup studentësh që protestonin kundër reformës në universitete kaluan dje në Romë barrikierat e sigurisë dhe tentuan të hyjnë në Parlamentin italian.... Sulmi ndaj institucioneve Vijon në faqen 28

Dy probleme të përgjumura

Opinioni i Ditës Nga EDUARD ZALOSHNJA Politika shqiptare prodhon pothuaj çdo javë një problem të mprehtë, i cili vihet në fokusin e analistëve dhe opinionistëve tanë... Dy probleme të përgjumura Vijon në faqen 29

Gjykata e Lartë: Spahiu sillet si drejtor ndërmarrjeje

REAGIMI PER KLD Në faqet 4-5

Mjekësia, pedagogët bashkohen me studentët

UNIVERSITETET KUNDER MASH Në faqet 18-19

Incidenti i Korfuzit, Puto: Të rishihen librat shkollorë

DJE PROMOVIMI Në faqen 26

Meta: CEZ të zgjidhë avaritë për dritat

TAKIMI NE DURRES Në faqet 12-13