Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 16 Shtator 2010

KAOS TE MYSLIMANET: TE IKE KREU SELIM MUÇA

KESHILLI I PERGJITHSHEM SHKARKON KRYETARIN PAS DEBATEVE TE FUNDIT PER PASTRIM PARASH KAOS TE MYSLIMANET: TE IKE KREU SELIM MUÇA Reagon kryetari i shkarkuar, Muça: Do vazhdoj detyrën time, pavarësisht presioneve. Nuk kam marrë pjesë në mbledhje. Shkarkohet myftiu i Lushnjës, që kishte lidhje me 50 mijë dollarët e Arabisë Përplasje në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Në dy mbledhje paralele pezullohet; e para pezullon kryetarin e KMSh-së, Hafiz Selim Muça komandón myftiun Ilir Vokshi, kurse në të dytën, myftiu i Tiranës e Durrësit urdhërohet të lerë Myftininë e kryeqytetit dhe të kthehet në Myftininë e Durrësit. Kundërshtarët e Muçës duken më “të fortë” në vendimmarrje, pasi e kanë lënë kryetarin me vetëm dy aleatë në kryesinë e KMSh-së dhe kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të Myftinive. Në fakt, vendimi për pezullimin... Nga GERTI XHAJA Vijon në faqet 2-3
Selim Muça Muça Hafiz Selim Muça Ilir Vokshi Lushnjë Tiranë Durrës Arabi

Një vit me qeveri apo (mirë)qeverisje?

Opinioni i Ditës Një vit më parë parlamenti miratoi programin dhe përbërjen e qeverisë së re, të kompozuar midis Partisë Demokratike... Nga AFRIM KRASNIQI Vijon në faqen 29
Afrim Krasniqi

Historianët kundërshtojnë Kristo Frashërin për Himarën: S’mund të ndalet simpoziumi

Debati pas tezave të historianit në GSH: Shmangni mbledhjen (Në foto) 14 shtator 1954 Drejtuesi i stërvitjes me përdorim bombe atomike në poligonin Tockoje, marshalli Zhukov, shtrëngon duart me krerët e delegacioneve të huaja ushtarake të ftuar si vëzhgues, mes të cilëve edhe me Enver Hoxhën. Foto e nxjerrë nga dokumentari sekret i ministrisë së Mbrojtjes së ish-BS, deklasifikuar në vitet 2000 Milo: Simpoziumet nuk mund të ndalen. Nëse në atë konferencë do të shprehen pikëpamje nga disa autorë, atëherë mund të jenë po këta njerëz që mund të zhvillojnë një konferencë të ndriçuar Valentina Duka: Unë jam dakord me simpoziumin, por nëse ai është shkencor dhe jo politik. Jam dakord që të themi tezat tona, pavarësisht se do të na i kundërshtojnë Në faqen 26
Kristo Frashëri Milo Valentina Duka Zhukov Enver Hoxha Himarë Tockoje

Enver Hoxha, si mori pjesë në shpërthimin e bombës bërthamore në Moskë

Ngjarja e jashtëzakonshme/ 56 vite më parë Enveri vuante nga diabeti a leucemia, ende një përgjigje e pasaktë pas provave bërthamore Nga THANAS MUSTAQI Enver Hoxha ka qenë vëzhgues i një prove atomike sovjetike, që u përdor në një stërvitje ushtarake. Zbulohet për lexuesin shqiptar fakti i bujshëm, krejt i panjohur. Ai u bë publik qysh në vitin 1994 në Rusi, në përkujtim të 40-vjetorit të stërvitjeve ushtarake në një poligon pranë Uraleve. Ngjarja bëhet edhe më intriguse... Në faqen 22
Enver Hoxha Thanas Mustaqi Moskë Rusi Uralet