29/09/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 shtator 2010

ITALI, NE PRANGA 21 SHQIPTARE TE KOKAINES

GUARDIA DI FINANZA: KRYEN 600 FLUTURIME. LULZIM BASHA: NDIHMUAM DHE NE OPERACIONIN Dy vite operacion, u sekuestruan 27 kg kokainë dhe 48 kg marijuanë në vlerë 26.6 milionë euro. Morën peng në Belgjikë vëllanë e kriminelit rival. Koka e bandës, shqiptari në Itali. Ja si u zbuluan Dy vite operacion, u sekuestruan 27 kg kokainë dhe 48 kg marijuanë në vlerë 26.6 milionë euro. Morën peng në Belgjikë vëllanë e kriminelit rival. Koka e bandës, shqiptari në Itali. Ja si u zbuluan Nga LUCA FIORUCCI Udhëtimet nga Shqipëria në drejtim të Belgjikës ishin kthyer në një biznes mjaft fitimprurës. Miliona euro nga kokaina dhe marijuana siguroheshin nga organizata kriminale, e cila u shkatërrua nga ndërhyrja e Guarda di Financa të Peruxhas. Sasi mjaft të mëdha lënde narkotike, të cilat kalëronin dhe plasonin kërkesat dhe nevojat e klientelës së një shteti fqinj. Drogë transportohej me anë të avionëve, me fluturime linje ose fluturime mallrash, por edhe në bagazhet e makinave, të cilat ishin të sistemuara apostafat për të mbajtur brenda kile të tëra të pluhurit... Vijon në faqet 4-5

MONIKA KRYEMADHI: PRIFTIN E KAM MIK, QENDROVA NE HESHTJE, PER REFLEKTIM

SEKRETARJA E LSI KOMENTON ZHVILLIMET Në faqen 7

Britania dhe zgjedhjet për lider opozite

Dje në “The Financial Times” Nga PHILIP STEPHENS Partia Laburiste e Britanisë ka zgjedhur një lider opozite të përballë një kryeministri ardhshëm. Vendimi e çon atë drejt... Britania dhe zgjedhjet për lider opozite Vijon në faqen 28

Spektakël politik me biçikleta në pisllek

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Më 22 shtator ishte Dita Ndërkombëtare e jetuarit pa makinë. Natyrisht, kjo ngjarje i kremtua edhe ndër ne, në Tiranë... Spektakël politik me biçikleta në pisllek Vijon në faqen 29

PS: Kasat, qeveria po abuzon me 40-100 mln euro

FLET BIZNESMENI Në faqet 2-3

Krimi i para 13 viteve, vëllai i Kateshit: S'e bëmë ne

ELBASAN, REAGON POLICIA Në faqen 16

Zhiti: Pse gjykoj Dritëro Agollin e Shuteriqin për deklaratat e tyre

Visar Zhiti polemizon për letërsinë pas dyerve të burgut dhe disidencën (Në foto:) Shkrimtari Visar Zhiti (majtas) Shkrimtarët Dritëro Agolli dhe Dhimitër Shuteriqi “Sot më shumë se kurrë duhet të tregohet e vërteta se kush i vodhi dhe përvetësoi veprat e të burgosurve, ata njihen, të paktën të pranojnë realitetin...” “Të hapen dosjet, për të parë të gjithë se kush ishin ata që spiunuan shkrimtarët dhe me çfarë torturash një pjesë tjetër u kthyen bashkëpunëtorë...” Në faqet 26-27

Prokurori: Shqiptarët u vetëvranë, Shqipëria dëmshpërblim kapitenit

Ekskluzive/ Rikthehet tragjedia e Otrantos në gjykatën e Leçes “Sibilla” goditi “Katerin e Radës”, 81 viktima. Shkalla e parë, u dha të drejtë shqiptarëve “Sibilla” goditi “Katerin e Radës”, 81 viktima. Shkalla e parë, u dha të drejtë shqiptarëve Një veprim i papritur ka ndodhur në brigjet e Adriatikut. Dje, Prokuroria e Leçes ka përmbysur vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, për tragjedinë e Otrantos, duke fajësuar shqiptarët. Dje është zhvilluar seanca gjyqësore në gjykatën e Leçes, ndërkohë që familjarët e viktimave të Otrantos janë hedhur në revoltë. Lajmi i bujshëm, u përcoll dje në mbrëmje në Televizionet italiane dhe ka rritur shoqatat e të mbijetuarve të Otrantos në Vlorë. Sipas familjarëve të pranishëm në seancë, prokurori i shkallës së dytë,... Në faqen 10

Bukoshi: Dua LDK. Embargo e naftës? pasoja minore

INTERVISTA EKSKLUZIVE Në faqen 25