Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 30 Shtator 2010

MBESA E BERISHËS, BIZNES ME MAFIAN

Prudentino, në një kompani me Shpresa Breçanin ARRESTOHET NE VLORE NJE PREJ BOSEVE TE “SACRA CORONA UNITA”-s, DETAJET E OPERACIONIT 59-vjeçari, tri firma të regjistruara në Tiranë. Flet ortaku: Si ia dhashë lokalet me qira. Në 1 tetor hapte kazinonë Nga TEDI BLUSHI Shpresa Breçani, mbesa e kryeministrit Sali Berisha, figuron eksperte kontabël e një prej 3 kompanive të themeluara në vendin tonë nga Angelo Prudentino (i biri i Albinos), njëri prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita”, i cili u arrestua dje në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur në fushën e lotarive dhe basteve sportive... Vijon në faqet 2-5 (Në foto:) Albino Prudentino, gjatë arrestimit në Greqi në vitin 2001. (djathtas) Faksimile e ekstraktit të regjistrit tregtar të kompanisë “Bet Plus”, ku Albino Prudentino rezulton aksioner, ndërsa Shpresa Breçani, eksperte kontabël e autorizuar. (djathtas poshtë) Restoranti i marrë me qira nga Prudentino në Vlorë
Shpresa Breçani Sali Berisha Angelo Prudentino Albino Prudentino Tedi Blushi Vlorë Tiranë Greqi

Visar Zhiti, dokumentet e përndjekjes

Ekskluzive / Poeti i njohur “hap” arkivat sekrete të ministrisë së Brendshme për veten Zbardhen kartelat se si e spiunuan: Ai është i rrezikshëm, duhet të internohet Me gjuhën e dokumentit: Duke qenë se kjo provë ka një kushtim, atij, poet i panjohur, aktor i harruar dhe dramaturg i beftë, me një veprimtari të vrullshme në rininë e vet, kur po mbaronte Lufta e II-të Botërore dhe po niste ndërtimi plot me ëndrra dhe shpresë, pikërisht në këtë kohë këtij njeriu i ndërpritet veprimtaria, jeta e vërtetë dhe nuk e lë pa botë kurre e ai nuk e pa rënien e diktaturës, as librat e tij që u botuan më vonë dhe unë, duke qenë bir i tij, besoja jam i lejuar të ndal paksa dhe të flas për të, të sjell këtu dëshminë me dokumente autentike, që më kanë rënë në dorë, pa u hapur dosjet dhe që ndihmojnë qellimin dhe përmbajtjen e këtij punimi... Në faqet 26-27
Visar Zhiti

Makina e frikës

Dje në “La Repubblica” Nga ROBERTO SAVIANO E thashë dje, duke dialoguar e me lexuesit dhe spektatorët e “Repubblica Tv”, se tashmë politika italiane është kthyer në një gjë... Makina e frikës Vijon në faqen 28
Roberto Saviano Itali

Çdo ministër, ministër Shëndetësie

Opinioni i Ditës Nga EDUARD ZALOSHNJA Cdo ministër në një qeveri, që në një farë mase, duhet të jetë edhe ministër Shëndetësie”. Kjo fjali përmbledh në pak fjalë... Çdo ministër, ministër Shëndetësie Vijon në faqen 29
Eduard Zaloshnja