Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 4 Tetor 2010

MBESA E BERISHËS, BIZNES BASTESH ME FAMILJEN NANO

PAS ORTAKERISË ME MAFIAN, NJË TJETËR KOMPANI BASHKON EDHE KUNATIN E MAJLlNDA BREGUT Kompania e lotove sportive “Star Bet” menaxhohet nga Shpresa Breçani, Sokol Nano, Ervis Gjeçaj, Rasim Hanzaraj dhe Gaz Demi Nga BLEDAR HOTI Atë që me zor e bëri historia e pluralizmit 20-vjeçar, pra bashkimin në një logore të Nanos dhe Berishës, e bëjnë shumë më lehtë bastet sportive. Shpresa Breçani, mbesa kryeministrit Berisha dhe Sokol Nano, djali i ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano bashkëpunojnë ngushtë në biznesin e lotove që mban emrin “Star Bet”. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), mbesa e kryeministrit, nga 28 janari i këtij viti është eksperti... Vijon në faqet 2-3-4 Në foto: Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Nano gjatë një takimi. (në mes) Faksimile e regjistrit tregtar për kompaninë “Star Bet”
Bledar Hoti Shpresa Breçani Sokol Nano Ervis Gjeçaj Rasim Hanzaraj

Kadare: Bisedat me Azem Shkrelin

“Ai ishte ndër të paktët njerëz në këtë botë, që e kisha si vëlla” Shkrimtari i njohur rrëfen dialogjet e lirisë me poetin në vitin 1972 Nga ISMAIL KADARE Kemi qenë miq një kohë tepër të gjatë, qysh nga viti 1972. E mbaj mend mirë këtë sepse isha për herën e parë në Kosovë dhe deri pak para vdekjes së tij, një kohë gati tridhjetëvjeçare, mund të them se ka qenë, ka qelluar të jetë miku im më i ngushtë nga shkrimtarët e Kosovës Azem Shkreli, miku i dashur, mik i vërtetë, mik nga ana njerëzore dhe nga idetë, bashkë. Kemi bërë biseda të panumërta, kemi biseduar, mund të them çdo gjë me të. Pikërisht kujtimi im i parë, sepse shpeshherë kujtimet e para janë më të paharrueshmet, është ai kur kam ardhur në Kosovë vetëm në vitin 1972, me rastin ... Vijon në faqen 19
Ismail Kadare Azem Shkreli Kosovë

Roli i SHBA në bisedimet Kosovë-Serbi

Opinioni i Ditës Nga PETRIT HALITI Akoma pa u përcaktuar se kur dhe si do të fillojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike të pazgjidhura mes... Roli i SHBA në bisedimet Kosovë-Serbi Vijon në faqen 21
Petrit Haliti Kosovë Serbia SHBA

12-vjeçari: Si e vra[në?] xhaxhain në sytë e mi

NGJARJA NE VLORE 12-vjeçari: Si e vranë xhaxhain në sytë e mi Në faqen 14
Vlorë