05/10/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 tetor 2010

PROKURORIA: HETIME ORTAKEVE TE MAFIOZIT

AKUZA VE NE SHERBIM LIGJIN ANTIMAFIA: SEKUESTRON PRONAT NE VLORE E TIRANE Sërish “truk” në QKR për të shpëtuar pronat e Prudentinos, hiqet nga ekstrakti “Muza Park”, por prokuroria kishte firmosur bllokimin. Berisha: Të zbardhet e vërteta, s’ka kompromis me korrupsionin Kompania “Casino Italia” ka ndryshuar të dhënat në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, pak orë para se Prokuroria e Vlorës të firmoste urdhrin për sekuestrimin e pronave të eksponentit kryesor të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”. Në ekstraktin e regjistrit me të dhënat e kësaj kompanie të tërhequr dje nga QKR-ja, sqarohet se i vetmi vend i ushtrimit të aktivitetit të saj është në Vlorë, tek rruga “Uji i Ftohtë”, pranë bar-restorant “Cavaleros”. Ndërkohë, në ekstraktin e marrë nga QKR-ja në datën 29 shtator 2010 rezulton se “Casino Italia... Vijon në faqet 2-4

PD, koha për reformim

Opinioni i Ditës Nga AFRIM KRASNIQI Pesë vjet pas ardhjes në pushtet dhe një vit pas marrjes së mandatit të dytë qeverisës, Partia Demokratike ndodhet... PD, koha për reformim Vijon në faqen 29

Kristo Frashëri: Himara, studentët e mi Milo e Duka, nuk kanë kuptuar thelbin

Historiani rikthen tezat për simpoziumin “A është Himara krahinë minoritare” (Në foto:) Historiani Kristo Frashëri (Djathtas:) Historianët Paskal Milo e Valentina Duka “Më vjen shumë keq që të 3 kolegëve, të cilët i kam pasur studentë, do t’u përgjigjem me një fjalë ndoshta të pakëndshme për ta: Për simpoziumin s’kam urdhëruar të mos marrin pjesë...” “Kolegët e mi po deshën, rrugën e kanë të hapur. Ç’përfaqëson shoqata e himarjotëve të Tiranës? Mos është vallë ndonjë institucion shkencor? A nuk duket si “kolektivat e agjitatorëve”? Në faqet 13-15

Gërdeci, Ylli Pinari e Minxolli: Fajin e ka Henry, ta ruante Ushtria

Ish-drejtori i MEICO: Vendi, jo i paramenduar “Lepuri Patric Henry të mos paraqitet vetëm si fasadë, por të jetë dëshmitar” Nga KLODIANA LALA Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari hodhi poshtë akuzat e prokurorisë se ka favorizuar kompaninë amerikane SAC për projektin e demontimit në Gërdec. Në seancën e djeshme gjyqësore, i akuzuari Pinari dha shpjegime të detajuara lidhur me provat shkresore të depozituara në gjykatë nga prokuroria, e konkretisht e-mail-et që ka shkëmbyer me presidentin e kompanisë amerikane SAC, Patrik Henry. Në fjalën e tij, Pinari u shpreh se përzgjedhja... Në faqen 7

WESLEY CLARK, KAFE ME DAMIR FAZLLIÇ NE SHERATON, ENIGME BISEDA MES TYRE

ISH-GJENERALI I NATO DHE I AKUZUARI PER KORRUPSION Wesley Clark e Damir Fazlliç, filmuar dje nga “News24” në “Sheraton” WESLEY CLARK, KAFE ME DAMIR FAZLLIÇ NE SHERATON, ENIGME BISEDA MES TYRE Në faqen 6

Vangjel Tavo: Jam i majtë, nuk bashkohem me maxhorancën

DEPUTETI I PAVARUR Në faqen 5

Asgjë e mirë për eurozonën

Dje në “Wall Street Journal” Nga TERENCE ROTH Në rastin më të mirë, kjo ka qenë një javë e vështirë për të besuar se problemet e eurozonës po shkojnë drejt fundit... Asgjë e mirë për eurozonën Vijon në faqen 28

Risia e NEWS24, shërbimi i ri: Lajmi dhe në celularin tuaj

FLET DREJTORI Në faqen 11

ALUIZNI në Durrës, nxjerr listën e re për legalizimet

EMRAT E PLOTE Në faqen 18