Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 16 Tetor 2010

LE BURGUN BOSI I 'VEFA' KERKON VIZE AMERIKANE

VEHBI ALIMUÇA U DENUA ME 20 VJET HEQJE LIRIE, U ARRESTUA NE PRILL 1998 Vehbi Alimuçaj në heshtje ka dalë nga burgu dhe paraqitet në ambasadë. I refuzohet viza për SHBA: Ka një proces gjyqësor të hapur që është në vazhdim në Strasburg Nga ELIRA ÇANGA Ish-kreu i firmës piramidale “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj, tenton “arratinë” në SHBA, por ambasada amerikane i refuzon vizën. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak ditë më parë, ndërsa bosi i dikurshëm i një prej skemave që përfituan nga kursimet e shqiptarëve, u përpoq të merrte një vizë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak muaj pas daljes nga burgu, larg vëmendjes së medias dhe publikut. I veshur sportiv dhe me pamje të qetë, Alimuçaj, i shoqëruar nga bashkëshortja, u paraqit të martën në sportelet e ambasadës, në kërkim... Vijon në faqet 2-3
Vehbi Alimuçaj Elira Çanga SHBA Strasburg Shtetet E Bashkuara Të Amerikës

Një tjetër letër pa përgjigje

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Duheshin disa ditë për të kuptuar se letra që Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle i dërgoi... Një tjetër letër pa përgjigje Vijon në faqen 21
Ilir Dhima Shtefan Fyle

Prudentino ndërron avokat kërkon lirinë në gjykatë

PER HERE TE PARE FOTOT/ Bosi i “Sacra Corona Unita” në gjykatë (Në foto:) Albino Prudentino dje në gjykatën e Vlorës Për herë të parë fotografohet në gjykatë bosi i ‘Sacra Corona Unita’. Seanca shtyhet për të hënën. Mbrojtja kërkon heqjen e sekuestros për pasuritë, pritet vendimi i gjykatës Albino Prudentino: Do të doja të ndërroja avokat, ai është zgjedhur nga familja ime, nga djali i Mauricios. Seanca të shtyhet për herë tjetër, avokati të njihet me dosjen Në faqen 8
Albino Prudentino Mauricios Vlorë

Banorët e Gërdecit: Berisha nuk mund të luajë me top tek fusha e tragjedisë

Ndahet fshati/ Familjarët e viktimave duan memorial Babai i 21-vjeçarit të vdekur në tragjedi: Duan të na vrasin le të vijë. Njerëzit ikën, s’kthehen më Familjarët e viktimave të Gërdecit nuk janë dakord me kryeministrin Berisha për ndërtimin e një terreni sportiv në vendin ku ndodhi tragjedia. Njëzet e katër orë pas deklaratës së Berishës, bërë të enjten në Marqinet, me rastin e përurimit të një segmenti rrugor atje, ata shprehen se me këtë “deklaratë” kryeministri u tregua cinik me dhimbjen e tyre. Ndërsa, familjarët e viktimave të Gërdecit janë të ashpër në qëndrimin e tyre, banorët e tjerë të kësaj zone e përshëndesin një vendim të tillë. Sipas tyre, një terren sportiv mund t’i sjellë zhvillim zonës së tyre ... Në faqen 4
Berisha Gërdec Marqinet