20/10/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 tetor 2010

BERISHA: MOCION? UNË EDHE 35 VJET NË PUSHTET

KREU I MAXHORANCËS NË “NEWS24” FLET PËR ZGJEDHJET, KRIMIN, REFORMËN ELEKTORALE E KORRUPSIONIN “Largimi i Sterkajt? PS ka zgjedhur mënyrën më mjerane. Ju rrëfej të vërtetën e “Krokodilit”. Edhe në PD ka burokraci sa i përket aleatëve. Prifti? A ka nxjerrë ndonjë dokument deri tani? Por nuk ka asnjë vend pa kontrabandë. Mafia? S’merrem me kunetërit”

Telenovela e zgjedhjeve

Opinioni i Ditës Nga AFRIM KRASNIQI Mazhoranca ka ftuar publikisht opozitën për të nisur punën për reformën e zgjedhore në 20 vitet e fundit. Të mësuar me reforma pas... Telenovela e zgjedhjeve Vijon në faqen 29

Piramida Kuvend? Intelektualët kundër qeverisë për projektin

Forum/ Flasin njerëzit e trashëgimisë për idenë e kryeministrit (Në foto:) Piramida në qendër të Tiranës për të cilën është hedhur ideja e ndërtimit të Kuvendit të Shqipërisë Emin Riza, Ardian Klosi, Artan Shkreli, Mirush Kabashi, Artan Lame, Muje Buçpapaj e Lorenc Bejko shprehen për idenë e fundit të Berishës: Ideja është halucinante, nuk mund të ndodhë për Piramidën Shkreli: Ndoshta është një impuls i përkohshëm, Piramida ka vlera. Klosi: Ide e çartur, absurde dhe e shtrenjtë. Riza: U bë me paratë e popullit, le të bëhet parlament. Lame: Berisha vetëm shkatërron, nuk ndërton Në faqet 26-27

Nga ILIR BABARAMO Kryeministri Berisha deklaroi dje gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në “News 24” se nuk i merr për bazë akuzat e ish-ministrit Dritan Prifti për kontrabandën e naftës. “A ka nxjerrë një dokument ky ministër? Deklaratat pa dokument nuk mund të merren shumë për bazë”, deklaroi Berisha. A është letra që ju keni dërguar partive parlamentare për reformën zgjedhore një formalitet? Absolutisht ftesa është e sinqertë, jo formale, është thelbësore dhe ka... Vijon në faqet 2-3

PD, SELAMI SI KËRKOI PARA 20 VITEVE TË THEMELOHET PARTIA, ZBARDHEN FIRMAT NË DOKUMENT

KUJTIME TRANZICIONI/LISTA E THEMELUESVE Në faqet 14-15

Bosnja rrezikon luftën

Dje në “The Guardian” Nga SRECKO LATAL Zgjedhjet në Bosnjë kanë përfunduar, por lufta e fjalëve po njeh rritje. Komisioni Zgjedhor në Bosnjë vazhdonte të numëronte votat kur... Bosnja rrezikon luftën Vijon në faqen 28

OSBE kundër ligjit për SHISH: Ta bëjë Qeveria, jo PD

“DENIM DEPUTETËVE” Në faqen 4

Prefekti pronar ndërtimi, gjykata i sekuestron pasurinë

FIER/ SKANDALI Në faqen 7

Bizneset: Kemi nevojë për plehrat, të jenë me koncesion

MBLEDHJA E DJESHME Në faqen 10

Zgjedhjet, Edi Rama takon strukturat, gati dhe ftesat për dasmën

Një studio televizive po instalohet në PS Ruçi e Xhafaj takojnë drejtuesit vendorë, shmangen dyshimet për pjesëmarrjen në zgjedhje Në faqen 5

NJOFTIM

Fondacioni Europian për Turizmin në Tiranë, pjesë e të cilit është Universiteti Europian për Turizmin themeluar me VKM Nr 829 Datë 04.06.2008, në kuadrin e zgjerimit, kërkon partnerë të rinj. Informacion të mëtejshëm, në email: partners@euft.eu; Tel:+355694040180. Universiteti Europian për Turizmin