25/10/2010
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 tetor 2010

HIQEN TABELAT GREKE

VENDORET: ORIENTIMET DYGJUHESHE U ZHDUKEN NJE DITE PAS SHKRIMIT NE “GAZETEN SHQIPTARE” HIQEN TABELAT GREKE Rrugët në Jug, 5 kryekomunarë letër Olldashit Të zgjedhurit e komunave të Sarandës ankohen tek ministri i Transporteve. “Gazeta” denoncoi vendosjen e tyre në zonat jominoritare, pa lejen e Drejtorisë së Rrugëve Nga TEDI BLUSHI Kryetarët e pesë komunave të rrethit të Sarandës (Livadhja, Dibri, Aliko, Mesopotam dhe Finiq), në datën 23 shtator 2010, i kanë dërguar një letër Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, ku i kërkojnë vendosjen e tabelave dygjuhëshe, greqisht dhe shqip, përgjatë gjithë aksit nacional Sarandë-Konspol. Letra, që i është drejtuar për dijeni dhe Drejtorit Ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beçi, shpreh shqetësimin për heqjen e tabelave me mbishkrime greqisht nga ky segment rrugor një ditë pas shkrimit të botuar në “Gazeta Shqiptare” rreth kësaj... Vijon në faqet 2-3

ZBULOHEN 6 BAZA PER VIZA SHENGEN, PRANGA 10 FALSIFIKATOREVE

POLICIA KONTROLLON 20 BANESA Në faqen 9

Reforma në FMN

Dje në “Deutsche Welle” Nga THOMAS HILSBERGER Reforma në FMN Që në ditën e parë të takimit me homologët e tij, sekretari amerikan i Financave, Timothy Geithner, kërkoi uljen e tatimeve nga dhe shefat e... Vijon në faqen 20

Momenti diplomatik i bisedimeve Kosovë-Serbi

Opinioni i Ditës Nga PETRIT HALITI Momenti diplomatik i bisedimeve Kosovë-Serbi Pavarësisht nga kriza politike në Kosovë, rriteni i bisedimeve mes Kosovës dhe Prishtinës ka aktualisht momentin e vet... Vijon në faqen 21

Alarm për të mbrojtur tokën

KOMENT Nga VASIL ZHAPA Në faqet 20-21

“Gjobitën” shoqen, pranga dy studenteve të Infermierisë

“DUAM 1 MLN LEKE, MOS TE TE DJEGIM DIPLOMEN” Në faqen 8

Dasma e vitit, unazë platini e tortë në formën e Tiranës

Të gjitha momentet e ceremonisë së martesës së çiftit Rama Në foto (majtas): Puthja e lumturisë nën sytë e Gregori Ramës (djathtas) Olsi Rama hap ceremoninë. Fëmijët e çiftit. Presidenti Topi me bashkëshorten Foto: Nga Armando Babani 800 dasmorë të ftuar te “Xibraku”, Olsi Rama ka çelur ceremoninë, Rea Xhillari dhe Gregori Rama të lumtur për prindërit e tyre. Nuk mungon puthja pas shkëmbimit të unazave Kryetarit socialist i ka ardhur një buqetë e madhe me lule, me një kartolinë urimi nga kryeministri Sali Berisha. Edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk i ka kursyer trëndafilat Në faqet 4-5

Matura 2012, gjuha e huaj provim i detyruar

NDRYSHIMET Në faqen 11

“Mitropoliti Ignat është me origjinë shqiptaro-arvanitase”

Besimtarët e Beratit, letër për Kristo Frashërin “Prelati ynë është bamirës, ka ndihmuar refugjatët kosovarë” Në besimtarët e dioqezës së Beratit jemi të indinjuar dhe ofenduar për akuzat që z. Kristo Frashëri i drejton kundër Mitropolitit të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë. Ato nuk kanë asnjë bazë të vërtetë, por shprehin mllefin personal që ka autori ndaj Kishës dhe Mitropolitit. Sipas përgjegjësisht, në “Gazeta Shqiptare” të datës 18.10.2010, del carta se Hirësia e tij nuk... Vijon në faqen 17