Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 15 Gusht 2011

//HAXHINASTO SHKELI LIGJIN//

Gjykata kthen në detyrë diplomatin e shkarkuar HILA: NE MINISTRI KA NEPOTIZEM, SHKELJE TE LIGJIT DHE KLIENTELIZEM Dritan Hila u largua në shkurt 2011. Ministria: Shkrimet vunë në pozitë të vështirë shtetin përballë aleatëve në rrugën drejt integrimit Nga KLODIANA LALA Shkarkimi i diplomatit Dritan Hila, është cilësuar i padrejtë nga drejtësia shqiptare. Gjyakta e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e Hilës për rikthimin e tij në detyrën e mëparshme, si dhe të detyrojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ta paguajë për të gjithë periudhën që ka qëndruar padrejtësisht pa punë deri në momentin e rikthimit. Diplomati Hila u largua me urdhër të ministrit të Jashtëm në shkurt të 2011, pas botimit të disa shkrimeve në disa të përditshme shqiptare, që dikasteri pretendonte se kishin vënë në pozitë të vështirë shtetin Shqiptar përballë aleatëve të tij strategjikë në rrugën drejt integrimit... Vijon në faqet 10-11
Dritan Hila Klodiana Lala Haxhinasto Tiranë Shqipëri

Divorci i Kinës me politikën difensive

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Në semiotikën gjeopolitike dhe strategjike domethënia e simbolikës ka shpeshherë rëndësi më të madhe dhe shpesh më shumë përmbajtje sesa fakti... Divorci i Kinës me politikën difensive Vijon në faqen 29
Shaban Murati Kinë

“Në Epir, popullsia greke ka përfaqësuar kurdoherë pakicën”

Kristo Frashëri sjell argumentet e italianit Mustilli (Në foto:) Historiani i njohur, Kristo Frashëri. Sajadha, në grykën e lumit Thyamis të Thesprotisë [sot lumi Kalamas] në Çamëri Problemi i përkatësisë etnike të banorëve të Epirit, sipas historianëve më në zë të kësaj periudhe. Kush ishin në të vërtetë barbarët e Epirit, gjuha e tyre, emrat e njerëzve dhe vendeve në Epir, që nuk u helenizuan asnjëherë... “Mbi kombësinë e epirotëve nuk ekziston ende një mendim i përbashkët. Në përgjithësi, ato fise konsiderohen jogreke. Këtë e mbështesin shumë dëshmi të shkrimtarëve të moçëm, ku epirotët quhen rëndom me apelativin barbarë” Në faqet 4-5
Kristo Frashëri Mustilli Epir Sajadha Thyamis Thesprotisë Kalamas