SHERR FEMIJESH BLLOKMENESH NE LOKALIN E DJALIT TE DADES
LAJMI I FUNDIT/ PLAGOSET NE BARK ENDRIT LUFI, NIPI I NJERIUT TE BLLOKUT, ADIL ÇARÇANI
SHERR FEMIJESH BLLOKMENESH
NE LOKALIN E DJALIT TE DADES
Nipi i Enver Hoxhës, Shkëlzen Hoxha kryen krimin. Policia thotë se arma e përdorur prej tij ishte e djalit të deputetes së PS Arta Dade
Sherr fëmijësh të bllokut mbrëmë në mesnatë në qendër të Tiranës. Në lokalin që është në pronësi të djalit të deputetes së PS Arta Dade, është plagosur rëndë në bark por pa pasoja për jetën nipi i Adil Çarçanit. Në fakt, krimin e ka kryer një tjetër djalë blloku i pikërisht, nipi i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës, Shkëlzen Hoxha. Burime policore thanë mbrëmë për Gazeta Shqiptare se arma me të cilën është kryer krimi i përket djalit të deputetes së PS Arta Dade, Besnik Dabulës. Endrit Lufi është djali që është plagosur, është nipi i ish anëtarit të Byrosë Politike të kohës së Hoxhës, Adil Çarçanit. Burime policore menjëherë pas mesnatës thanë për GSH se deri pas mesnatës ende nuk kishte asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, por ishte koha që po kryereshin hetimet e para të policisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nuk dihen motivet që i kanë shtyrë të rinjtë të shkojnë drejt këtij krimi të shëmtuar por ndërkaq, konfirmohet se të gjithë kanë qenë në një tavolinë duke diskutuar dhe nuk dihen arsyet e vërteta pse ka ndodhur krimi.
(Në foto): Policia në vend ngjarje (djathtas) Enver Hoxha me Adil Çarçanin
Artan Kristo: Xhihad për atë që pengon Islamin
Gjykata: I pandehuri nxiti propagandën për kryerjen e akteve terroriste
Fjalimi me elementë terroristë, Gjykata dënoi besimtarin me 5 vite burg
Pa dyshim se ka Xhihad në kohën tonë, të ka kaluar, do të ketë edhe në të ardhmen... Xhihadi është obligim, është Xhihadun Obligimi i tij vazhdon deri ditën e gjykimit... Në Xhihad shkohet për të vrarë atë qafirin që është bërë pengesë për shtetin islam, është bërë pengesë për shoqërinë islame, është bërë pengesë për drejtësinë, është bërë pengesë për shumë gjëra, ta heqësh qafe atë qafirin, duhet të shkosh për të vrarë, jo për t’u vrarë... puna është që me shku për të vra. Me shku me vra duhet të kesh me çfarë të vrasësh...”. Me këto fjalë u është drejtuar Artan Kristo një grupi besimtarësh gjatë kryerjes së ritualit fetar, duke u bërë thirrje atyre të bëheshin gati për Xhihad, të shkonin për të vrarë dhe jo për t’u vrarë. Kristo, me emër të ndryshuar Muhamed...
Në faqet 2-3
BOMBA TE VEFA NE 1996 PASOJAT E TRAGJEDISE 4 TE VDEKUR, 27 TE PLAGOSUR
FOTO-TRANZICIONI BERISHA VE LULE NE VENDNGJARJE
BOMBA TE VEFA NE 1996
PASOJAT E TRAGJEDISE
4 TE VDEKUR, 27 TE PLAGOSUR
Në faqen 13
Përplasje bandash për kromin në Bulqizë, vritet kalimtari
PRANGA 4 PERSONAVE
Në faqen 18
“Wall Street”, rreziku i vitit
Dje në “Wall Street Journal”
Nga JEREMY PAGE
Me gjithë falimentimin e bankës Lehman Brothers tregjet financiare në SHBA shënuan rritje falë ndihmave miliardëshe prej shtetit, ekspertët...
“Wall Street”, rreziku i vitit
Vijon në faqen 28
Koha midis dhjetorëve
Opinioni i Ditës
Nga BESNIK GJONGECAJ
Dhjetori është koha që u jep shqiptarëve arsye të kujtojnë ekzistencën e PD-së, e cila dikur arriti të drejtojë energjinë popullore mbi...
Koha midis dhjetorëve
Vijon në faqen 29
Ekzekutohet biznesmeni në oborrin e shtëpisë
KORÇË/SHAK BORXHET
Në faqen 20
Abuzimet te Mjekësia, ndryshojnë fituesit
DENONCIMI
Në faqen 14
KESH, Zeqo: Në 2010 fituam 120 mln euro nga energjia
SHLYHEN BORXHET
Në faqen 10
Zhdukja e Bleonës, e ëma padit 5 kushërinjtë
DENONCIMI I BUKURIES
Në faqen 9