23/01/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 janar 2011

SHTETI S’ARRESTON VRASËSIT

Policia nuk zbaton urdhrin e Prokurorisë për 6 gardistët FLETË-ARRESTET, DJE NË OREN 06:00 TË MENGJESIT. POLICIA NJOFTON 113 ARRESTIME, JA EMRAT. ALARMOHET BE E SHBA

Koha e arsyes

Opinioni i Ditës Nga AFRIM KRASNIQI 21 janari do të mbahet mend gjatë. Jo si dita kur një palë politike ftoi qytetarët në protestë dhe ajo, si shumë herë në këto 20 vjet, degjeneroi në akte... Koha e arsyes Vijon në faqen 21

SHBA heq punonjësit nga ambasada, Arvizu: S’duam protesta të tjera

Ambasadori i SHBA: Të dy palët me faj Dhuna së cilës i ishim dëshmitarë nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur. Duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri, për hir të të gjithë shqiptarëve”. Kështu deklaroi dje ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, fiks 24 orë pas... Në faqet 5,8-9

Aleks Nika që lufton me vdekjen, baba i një vajze 3-javëshe

Mjekët: S’ka shpresa. Flasin të afërmit Aleks Nika, 36 vjeç nga Alezha vazhdon të luftojë me vdekjen. Një plumb që i ka hyrë në kokë nga lart, nga pjesa e sipërme e ballit, i ka shkatërruar thuajse të gjitha funksionet jetike dhe ka ngecur në tru. I shtruar prej pasdites së të premtes në reanimacionin e spitalit Ushtarak, ai mbahet... Në faqet 14-15

PS, 5 kërkesa qeverisë, Rama: Do vazhdojmë. Berisha: Po, u qëllua

Qeveria, 4 paga shpërblim policëve të plagosur Zbardhen kërkesat e Partisë Socialiste drejtuar ministrive dhe disa institucioneve shtetërore, pas demonstratës së datës 21 janar, e cila përfundoi me një bilanc tragjik me 3 të vrarë dhe 61 të plagosur rëndë. Janë plot 5 kërkesa zyrtare, të firmosura nga sekretari ligjor i PS-së,... Në faqet 4,6-7 (Në qendër) Kreu i PS Edi Rama së bashku me deputetë dhe qytetarë duke vendosur lule në vendin e krimit. (djathtas poshtë) Ekspertë të prokurorisë duke këqyrur vendin e ngjarjes

Suplement

MILOSAO/FAKTET-MUSTAFA KRUJA PER KRYENGRITESIT ZBULOHEN KATER LIBRA TE HUMBUR NGA BIBLIOTEKA E FAIK KONICES NE SHBA Suplement

Hungaria, media dhe presidenca e BE

Dje në “Financial Times” Nga STANLEY PIGNAL Hungaria pritet të përballet me një sërë kërkesash dhe kritikash nga ana e Komisionit Europian për të rishikuar ligjin e shumë... Hungaria, media dhe presidenca e BE Vijon në faqen 20