Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 1 Maj 2011

UJGURËT, SHISH I ///SPIUNOI/// TEK SHËRBIMI SEKRET KINEZ

ZBARDHET KABLLOGRAMI SEKRET I “WIKILEAKS” I AMBASADËS AMERIKANE NË PEKIN “Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë i dha Kinës informacion nga një ujgur që jeton në Tiranë se shpërthimi i vitit 2008 është mbështetur nga Partia Islamike e Turkmenistanit Lindor” Nga TEDI BLUSHI Tirana duhet se nuk është një vend shumë i sigurt për ujgurët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se aktiviteti i tyre në Shqipëri i raportohet Pekinit zyrtar nga ana e shërbimeve tona inteligjente. Wikileaks ka publikuar së fundmi një dokument të sigluar “Sekret”, ku ambasada amerikane në Pekin i raporton Departamentit Amerikan të Shtetit se ujgurët e transferuar në Shqipëri po “spiunohen” nga SHISH-i për llogari të Kinës, që kërkon ek-stradimin e tyre me qëllim ekzekutimin për shkak të akuzave.... Vijon në faqet 2-3
Tedi Blushi Pekin Tiranë Shqipëri Kinë

Certifikata e turpit

Dje në “New York Times” Nga ÇARLS BLOU Në mënyrë të hidhur, presidenti Obama, njeriu i shquar si racional, u fut drejtpërdrejt në irracionalitetin politik të mërkurën dhe e bëri publike certifikatën e lindjes.... Vijon në faqen 20 Certifikata e turpit
Barack Obama Çarls Blou

Piramida apo rivlerësimi i ndërgjegjes personale

Opinioni i Ditës Nga ARBEN MANÇO Kur zbret teposhtë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një vepër me vulë të pastër haussmaniane e projektuar mbi subjekte të huaja, vepër që u bë... Vijon në faqen 21 Piramida apo rivlerësimi i ndërgjegjes personale
Arben Manço Dëshmorët E Kombit

Shembet shkolla e Gërdecit, plagosen rëndë dy fëmijë

Xhamat presin në fytyrë e në duar kushërinjtë 7 dhe 8 vjeç (Në foto) Shkolla 9-vjeçare në Gërdec para rikonstruksionit (djathtas) Dy fëmijët e plagosur Devi Durda dhe Anjeza Sefa Familjarët e Devi Durdës e Anjeza Sefës: Fëmijët përfunduan me të çpuara në Spitalin Ushtarak, do të padisim ministrinë e Arsimit dhe bashkinë e Vorës Kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili: Thyerja e xhamave nuk ka ndodhur për shkak të cilësisë së punimeve, por sepse fëmijët po luanin me njëri-tjetrin Në faqen 9
Devi Durda Anjeza Sefa Fiqiri Ismaili Gërdec Vora Spitali Ushtarak

Krenar Alimehmeti i PDIU: Si do ta ndryshojmë njësinë 7

Platforma e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” “Të duash Shqipërinë do të thotë të duash bashkëqytetarët. Përmirësojmë jetesën” Nga KRENAR ALIMEHMETI Banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 7, kryeqytetasit e vjetër dhe të rinj, e dinë mjaft mirë se për të arritur në një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone të Tiranës është e nevojshme që ta duash atë. Ne vijmë sot, me logon Unë e Dua Shqipërinë, Unë e Dua Tiranën. Ne kemi ndërtuar një strategji për një politikëbërje të efektshme lokale e cila do të koordinohet me pushtetin qendror për të dhënë rezultate të dukshme, të prekshme dhe të menjëhershme. Problemi kryesor me të cilin unë do të përballem që ditën e parë... Në faqet 16-17
Krenar Alimehmeti Njësia Bashkiake NR. 7 Tiranë Shqipëri